BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kush janë VIP-at të çmendur nga tapeti i kuq

16:00 - 27.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kush janë VIP-at të çmendur nga tapeti i kuq




Dy zonjusha të shndritshme
Kanë qenë të të njëjtit mendim përsa i përket mënyrës së veshjes që do të zgjidhnin për atë mbrëmje dhe të gjithë janë mahnitur teksa i kanë parë duke shkelur mbi tapetin e kuq. Në fakt Çiljeta ka mbajtur veshur të njëjtin fustan edhe të ditëve të konkurimi, dhe kaq shume i ka pëlqyer dhe i ka ngjitur në interpretim, aq sa nuk ka dashur ta ndërrojë. Të dyja si gjithmonë mikesha shumë të mira pa u ndarë në asnjë moment nga njëra-tjetra. Kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve me makinën e Ingridit dhe po me të janë larguar. Edhe pse nuk u vlerësua me asnjë trofe në “Top Fest 5”, Ingridi nuk është mërzitur por me dashamirësi ka përgëzuar Çiljetën për çmimin e marrë, “Bes Female”.


Dieta e Vesa Lumës
Nëse nuk do të kishte rënë disa kilogramë në peshë nuk do të mundte kurrë të vishte një fustan të tillë. Një model shumë i këndshëm në ngjyrë mjaft të ëmbël. Është e vërtetë, Vesa është dobësuar, por si ia ka bërë? Ndonjë dietë e mundshme apo thjesht disa kilogramë më pak? Gjithsesi, për të mos u thelluar shumë le t’i qëndrojmë besnikë pamjes së saj të jashtme, asaj aktuale që për hir të së vërtetës është për t’u admiruar.


Emocionet e Besës
Ndoshta e parandjente që do të fitonte, ndoshta edhe jo por e vërteta është se Besa nuk është përfshirë nga shumë emocione. Ka qeshur përgjatë gjithë kohës madje edhe më shumë kur prezantuesi i këtij edicioni të “Top Fest” Ledioni thotë: Tani do të vijë një këngë kot fare, nga një këngëtare…..Besa, Besa e quajnë”. Sigurisht ishte një prej shakave të tij të rradhës por që publiku tashmë kishte kohë që ishte njohur me këngën e saj dhe padyshim ishte pëlqyer. Siç shihet edhe nga kjo foto Besa ka qenë mëse e lumtur, ndërsa në krah ulur ka patur Turin e “Produkt 28”. Në fund ajo përvetësoi dy çmime, vendin e parë dhe çmimin e internetit.


Nostalgjia e Albanit
Nuk mungon në asnjë edicion të “Top Fest” dhe dëshiron që ta ndjekë atë nga afër por këtë herë jo në rolin e moderatorit por thjesht të publikut në sallë. Ka hyrë si gjithë artistët e tjerë duke shkelur në tapetin e kuq, një mënyrë shumë e gjetur kjo nga stafi realizues. Edhe pse nuk i përket atij brezi që i pëlqejnë këngët alternative apo tejet moderne, Albani nuk ka munguar, përkundrazi, qëndrimi në sallë i ka shijuar në maksimum.


Tentojnë bashkë…
Kanë tentuar dhe janë munduar të sjellin një bashkëpunim të mirë dhe i tillë ka rezultuar, mjaft i frytshëm. Anjeza Branka dhe Bertan Asllani janë pëlqyer mjaft nga publiku të cilët e kanë shoqëruar këngën e tyre me duartrokitje dhe kërcim. Porsa ka zbritur nga makina që e ka sjellë deri në fillim të tapetit të kuq, Anjeza ka nisur të kërceje e shoqëruar nga Bertani i cilië shtë shfaqur disi më serioz. Një kombinim në total i florinjtë i Anjezës duke filluar që nga rripi që mbante në kokë e deri tek sandalet. Ndërsa Bertani kishte variantin serioz me këmishë dhe kollare.


Alban Skënderaj kërkon më shumë energji
Ka patur një eksperiencë të shkëlqyer në Edicionet e “Top Fest” duke u shpallur fitues të dyja herët që ka konkuruar. Këtë herë e ka parë festivalin e muzikës moderne thjesht si spektator. Përpara se të niste spektakli Albani është kapur nga paparaci ynë teksa pinte një pije energjike shoqëruar nga balerini Gerd Vaso. Ndërsa këngëtari i buzëqesh objektivit të aparatit Gerdi shfaqet krejt indiferent duke ‘humbur’ në celularin e tij.


Big Mama: I’m not a bitch!!!
I pëlqejnë gjithmonë çmenduritë dhe të tilla pëlqen të ofrojë në çdo vend që është e pranishme. Big Mamma edhe këtë herë është krejt origjinale. I ka bërë të gjithë të qeshin teksa kanë parë veshjen e saj, një komplet ushtarak i kombinuar me një kanotjerë në ngjyrë çiklamin në të cilën shkruhej: I’m not a bitch!!! Ua tregonte atë të gjithëve shoqëruar nga batutat e saj pikante e plotë humor. Në fund të fundit, ky ështe sekreti i të qënit Big.
Ky shkrim u botua më 10 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.