BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Barcelona pushton jetën e natës. Kur Valbona-t zëvendësojnë njëra-tjetrën

16:00 - 28.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Barcelona pushton jetën e natës. Kur Valbona-t zëvendësojnë njëra-tjetrën.





Barcelona pushton jetën e natës
Fundjava e kaluar ka qenë një festë e vërtetë në bar “Mumja” në Tiranë. D.J Audiofly (Luca Saporito dhe Anthony Middleton) të ardhur enkas nga Barcelona në Tiranë kanë bërë që të rinjtë e kryeqytetit të kalojnë një natë të paharrueshme me muzikën e krijuar prej tyre. “Audiofly” ka lindur në pranverë të vitit 2002. Ata njohën menjëherë suksesin me muzikën e tyre, ku me talentin e tyre eksperimentuan një muzikë origjinale (deadly, dirty, jackin, tech meets electronic House) dhe të pëlqyer në gjithë botën. Kemi shkëputur disa momente nga kjo festë, ku mes turmës së madhe të njerëzve, paparaci ynë ka fokusuar dhe jo pak personzhe të njohur të ekranit dhe muzikës si; Mariza Ikonomi së bashku me motrën e saj Ledian, artisten Ardita Mullai, aktoren e njohur të “Portokalli”, Ervina Kotolloshi.

Kur Valbona-t zëvendësojnë njëra-tjetrën
Sfilata e radhës e koleksionit të ri të fustaneve të nusërisë të “Geraldina Sposa” ja arriti që si çdo vit të tërheqë vëmendjen e medias dhe publikut. Prezantimi i saj nga Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari pati jo pak jehonë, ashtu sikurse edhe pjesëmarrja e mjaft bukurosheve të ekranit shqiptar, mes tyre Xhemi Shehu, etj. Por ajo që nuk mundën të realizonin dot organizatorët e saj ishte sjellja në Shqipëri e Miss Fotozhenisë së parë shqiptare dhe modeles me famë tashmë kudo në botë Valbona Çoba, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht Çoba ishte menduar si imazhi i koleksionit të këtij viti. E ndërsa modelja Çoba kishte pranuar të vinte, madje kishte prerë edhe biletën e avionit, ajo është tërhequr në momentin e fundit për shkak të mos rënies dakord të shifrës që ajo duhet të merrte për këtë rast. Me tërheqjen e saj u gjet një tjetër Valbonë në fakt. Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari që padyshim rezultoi e sukseshme me fustanin e nusërisë.
Ky shkrim u botua më 10 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.