KULTURË

Dita e Trashëgimisë Kulturore, ja kë vlerëson presidenti Ilir Meta

11:40 - 29.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte këtë të premte në qytetin e Beratit në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Kreu i shtetit ndau një vlerësim të veçantë për restauruesit shqiptarë të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve për punën e tyre në zbulimin e thesareve të fshehura të monumenteve të kulturës.

“Berati do të jetë gjithmonë një nga qendrat më të bukura e tërheqëse, vëmendjen mijëravjeçare të qytetërimit tonë që prej shume kohësh vazhdon të tërheqë imagjinatën tonë kombëtare dhe të mbarë botës, përfshi edhe UNESCO. Sot të gjithë popujt e Evropes, per koincidence me Diten tone te Kultures Kombetare, festojne njekohesisht edhe Diten e Trashgimise Evropiane. Ne shqiptaret ndihemi krenar perpara historise se kultures evropiane , pasi historia dhe trashgimia shqiptare eshte pjese dinjitoze e kultures evropiane. Ne kete udhetim shume shekullor ne jemi krenare per autenticitetin tone, gjuhen dhe traditat tona, ashtu sikurse ndihemi te vetedijshem dhe per kulturen, identitietin  tone perendimor dhe harmonizimin e tyre me ndikimin  e kulturave te tjera perreth. Ne sot kemi ardhur mes jush jo vetem per te evokuar bukuritë e historise por dhe te nxisim interesin e qytetareve dhe investitoreve per t’i vitalizuar monumentet dhe per ti bere me te dobishme per jetën. Shpreh gjithe mbeshtetjen dhe vleresimin tim per restauruesit e Shqiperise, punonjesit duararte te atelieve, te Ministrise dhe Institutit te Monumenteve te Kultures, qe rizgjuan e ngrohen shpirtin e “thesareve te fjetura” te monumenteve te kulturës”, u shpreh Meta gjatë një aktiviteti për këtë ditë mbajtur pranë muzeut “Onufri”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.