Kryesore

EMRI/ 24-vjeçari korçar përdhunon fqinjën, vajza rrëfen tmerrin: U fut me zor në shtëpi kur isha vetëm

17:42 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një i ri nga Korça, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 20-vjeçare.

David P.,  24 vjeç, banues në Korçë, u arrestua ditën e djeshme nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, pas denoncimit të bërë nga ana e vajzës së përdhunuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 20-vjeçarja u paraqit në komisariat në gjendje shoku duke thënë se Davidi kishte hyrë me zor në banesën e saj, duke përfituar nga një moment që ajo gjendej vetëm dhe e ka përdhunuar.

Vajza, në dëshminë e saj tha se prej kohësh kishte vënë re ngacmimet e 24-vjeçarit kur ajo kalonte në rrugë duke qenë se banonin dhe në të njëjtën lagje, por gjithmonë e kishte injoruar.

Ai mund të ketë humbur toruan dhe ka hyrë në banesën e saj e cila nuk ka qenë shumë larg të tijës duke e përdhunuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.