Kryesore

FOTO/ Helmim masiv në një shkollë në Pukë, 40 nxënës përfundojnë në spital

14:48 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës.

Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit.

Burime konfidenciale thanë për Opinion.al se shkak i helmimit mund të jetë bërë hedhja e një dezinfektuesi nëpër klasa. Theksojmë se ende deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lokale apo nga drejtoria arsimore.

Sakaq Opinion.al ka siguruar edhe fotot e fëmijëve që po u jepet ndihma e parë mjekësore. Burimet thanë se 5 fëmijë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Pukës dhe afro 40 të tjerë janë në ambulancën e fshatit Gjegjan.

Fotot dëshmojnë qartë edhe gjendjen e mjeruar të spitalit dhe mungesës së kapaciteteve ku janë shtrirë 2 fëmijë në një shtrat për të marrë serumin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.