Kryesore

Kamera në fshatin e Rigerta Lokut, a është Rrushkulli vërtet pa rrugë e pa ujë?

16:21 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Jepini ujë e rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim. Nuk kërkojmë asgjë tjetër. Ujë..Rrugë…”

Rigerta Loku duket se nuk e ka thënë gjithë të vërtetën e realitetit të fshatit Rrushkull të Mirditës, në fjalimin e mbajtur në kuvend tre ditë më parë.

Bashkëfshatarët e saj thonë se jetojnë më keq.

Kamera e Ora News udhëtoi drejt Perlatit të Mirditës, zonës ku jeton Rigerta Loku gruaja që fundjavën e shkuar përloti shumë nga ata që e ndoqën në sallën e Kuvendit të Shqipërisë por dhe që shkaktoi një sërë reagimesh pro e kundër në rrjetet sociale.

Realiteti në Rrushkull, fshati ku ndodhet dhe ferma e dhive e Rigertes,  është edhe më i vështirë nga sa e përshkroi ajo.

“Në fshatin Rrushkull realiteti është i hidhur nuk ja ujë, rrugë, qendër shëndetësore apo shkollë. Ndërkohë banorët e kësaj zone jetojnë me shpresën se pas fjalimit të saj në parlament situata do të ndryshojë” thotë gazetari i Ora News, Elvis Hila i cili ka udhëtuar drejt fshatit për të treguar realitetin.

Natyra i ka falur bukuri të shumta këtij fshati kodrinor, por mungesa e investimeve ka bërë që banorët ta braktisin në masë

Rruga prej 3 kilometrash që lidh fshatin Rrushkull me aksin nacional Rrëshen-Burrel prej vitesh nuk është më e tillë. Gjëndja në të cilën ndodhet e ka bërë lëvizjen tepër të vështirë.

Në këtë zonë mungon uji i pijshem dhe vadites, ndërsa shkolla dhe qendra shëndetësore nuk funksiojnë prej vitesh.

“Shkolla është kthyer në një gërmadhë dhe ndodhet jashtë funksionit, të njëjtin fat ka dhe qendra shëndetësore e cila është e mbyllur” raporton gazetari i Ora News Elvis Hila.

Banorët që kanë mbetur tregojnë se jetesa në këtë fshat është bërë mjaft e vështirë.  Sipas tyre Perlati në teresi është një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqesi për mungesa e sistemit vadites prej dekadash e ka penalizuar këtë sektor.

Banorët: E vetmja gjë që kërkon populli, drita rrugë, ujë, punë. Nuk po realizohet asnjëra. Rruga është copë, copë.

Dikur ujit vaditës i vinte aroma rrush, tani i vjen era qenef. Uji vaditës nuk ekziston që në kohë të Enverit./ OraNews

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.