Kryesore

“Kërcënimi” i Donald Lu: Deri në verën e 2018, kemi mjaft gjëra për të bërë…

16:47 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Kur mungojnë edhe dy muaj nga koha kur përfundon mandati i tij si ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu është shprehur se ka ende shumë për të bërë dhe ka kërkuar që të qëndrojë deri në verën e vitit 2018.

I pyetur nga News 24, ambasadori ka thënë se këto dy vite e gjysmë në Shqipëri, për të dhe familjen e tij ka qenë një nder.  Ditët e fundit Lu ka tronditur me deklaratat e tij për familjet kriminale në vendin tonë, madje edhe duke përmendur emra.

“Mandati im mbaronte në janar të 2018, por kam kërkuar të qëndroj deri në verën e 2018. Deri atëherë kemi shumë gjëra për të bërë. Nder për mua e familjen time këto dy vite e gjysmë në Shqipëri”, ka thënë Lu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.