Kryesore

PD i nxori emrin si deputet me të shkuar kriminale, flet Rakipi: S’kam probleme, Basha të shohë pjesën e vet, se…

13:14 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Emri i tij është nxjerrë sot nga Partia Demokratike, si një person me të shkuar kriminale. Fjala ëhtë për deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi. Në një prononcim për “Panorama”, Rakipi mohoi akuzat e PD-së, teksa u shpreh se nuk ka asnjë lloj problemi me Italinë.

Ai shton se PD atë punë ka, ndërsa thekson se të shohë pjesën e vet si Lulzim Basha, ashtu edhe ato të tjerët atje, pasi i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri.

“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe meret me mua. Të shofi pjesën e vetë si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej”.
 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.