Kryesore

Policia jep detajet e arrestimit të 31-vjeçarit që goditi policinë me makinë të blinduar në Elbasan (VIDEO)

23:15 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka qenë një Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia e Elbasanit njoftoi kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar si drejtues i makinës “Audi” që goditi makinën e nëndrejtorit të policisë Gjergj Oshafi në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor.

Në pranga u vu Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan, por që u ndalua në një banesë në Cërrik.

Ndaj tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit  tip “Audi” me targa  AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në  Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar  është futur në ambientet e brendshme të tregut Agro – Ushqimor.

Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e shtetasit Aleks Pupuleku,(kunati i tij)  dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)

Në vijim të veprimeve   nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.

Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Ndaj shtetasit Aleks Pupuleku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejsme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ndaj shtetasit Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe  283/2 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.