Kryesore

‘Punonjësit pa rroga, ministrat zhgërryen në luks’, Berisha nxjerr mesazhet: Ky është shteti i Noriegës!

08:18 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë ka publikuar dy mesazhe, që sipas tij denoncojnë situatën skandaloze në shtetin e Noriegës, siç e quan ai vetë.

Berisha ka postuar ne faqen e tij ne FB, mesazhin e një mjeku nga Dibra dhe një punonjësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të cilët ankohen se nuk kanë marrë pagat.

Ish-kryeministri i Shqipërisë shkruan se punonjësit janë pa rroga, ndërsa ministrat zhgërryhen në luks.

Postimi i Berishës 

Punonjesit pa rroga, ministrat zhgerryhen ne luks!
Ky eshte shteti i Norieges!

Lexoni mesazhet e punonjesve dixhital! sb

“Pershendetje Doktor Berisha.Jam nje mjek nga qarku i Dibres.FSDKSH (drejtoria e Fondit te sigurimeve shendetsore) Diber ka rreth dy jave pa drejtor dhe pa nendrejtor dhe nuk eshte komanduar askush sepse Beqja i koncensioneve nuk ka mbaruar akoma pazaret e emerimeve.Jemi rreth 600 vete personel infermier dhe mjek te sherbimit paresor qe nuk mund te marrim rrogat.Jane dhe shume subjekte farmaceutike te pa likujduara.Ju lutem publikojeni ju kete shqetesim sepse ndryshe nuk ndergjegjsohen ata qe na kane paralajmeruar me kohe qe nuk kemi pare gje akoma.Jane infermier qe presin ate rroge per te mbajtur familjet e tyre dhe 10 dite vonese (e cila mund te shkoje dhe nji muaj me keto te papergjegjshem) eshte e pallogjikshme.Shume faleminderit!”

– Nenpunesi dixhital
+100 punonjesit e Ministrise se Turizmit e Mjedisit pa paga

“I nderuar Dr. Berisha,
Me shpresen qe ju do ta beni publik shqetesimin tone, ju bej me dije se mbi 100 punonjes se Ministrise se Turizmit e Mjedisit me VETO te Ministrit Klosi nuk kane marre pagat e Muajit Shtator.
Deri ne keto momente asnje procedure nuk ka nisur ende
Aktualisht shume punonjes te Sherbimeve Mbeshtetese(Shofere, pastruese, roje, mirembajtes) kete rroge e kane jetike dhe shume te tjere e kane te pamundur te paguajne kredite e marra , detyrimet e shkolles per femijet e tyre ,si dhe nevojat jetike ne keto kushte qe sic e dini cdo gje eshte shtrenjtuar.
Ju lutem beheni publik kete mesazh me besimin se Ministri Klosi mund te vere doren ne zemer e na jep pagen!

Me respekt”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.