Kryesore

Rama, “flakë për flakë” me Donald Lu: Elementët kriminalë, të lidhur me opozitën e sotme!

17:53 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duke kundërshtuar indirekt deklaratat e ambasadorit Donald Lu, kryeministri Edi Rama tha sot se shumë shpejt do të ketë veprime të pandërprera të Policisë së Shtetit për të goditur bandat kriminale dhe pasurive të tyre. Por, Rama i bëri të qartë Lu-së se kriminelët nuk lindën këto 4 vite.

Edi Rama: Me fazë të re kam thënë kundër të atyre që quhen të fortët kundër feudeve të ndara sipas influencës dhe për t’i shkuar pas aseteve kriminale. Shumë mire që e tha edhe ambasadori amerikan. Ne po punojmë intensivisht.

Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori goxha jehonë mediatike dhe që shërbeu edhe si një lloj katalizatori për të rritur propagandën për këtë çështje. Ju siguroj se çështja e Elbasanit është në ndjekje të vazhdueshme. Opozita dhe analistët gojën kanë, me gojën punojnë dhe nëpërmjet gojës ushqehen.

Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për atë çështje dhe shumë shpejtë do të ketë veprime të pandërprera të policisë së shtetit për të goditur organizatat kriminale dhe për të goditur të inkriminuarit brenda policisë së shtetit sepse në zona ku veprojnë këto lloj forcash ka inkriminim të policisë së shtetit.

Këto elementë nuk kanë lindur në këtë 4 vjeçar dhe karriera e tyre në botën e krimit është e vjetër dhe e konsoliduar dhe me lidhje të njohura me opozitarët e sotëm nëse duam të bëjmë politikë. Ajo që ka rëndësi është që policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re për të shkuar në një nivel më lartë se 4 vite më parë. Ne do të mbyllim kapitullin e kanabisit. Në fund të muajit tetor do të presim raportin zyrtar nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkohë, brenda pranverës së ardhshme do të kemi një situatë të re në përpjekjen kundër këtyre lloj elementëve shqetësues për komunitetet dhe për ecuritë e mëtejshme të punëve të vendit.

Ne kemi hyrë në një proces të ndërtojmë një qeverisje tërësisht ndryshe, edhe në luftën kundër krimit, elementëve kriminalë, organizatave kriminale apo të ashtuquajtura familje..e ku e di unë se çfarë.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. “Shume shpejt do goditet krimi,policia e inkriminuar,do zhduket kanabisi” presim rraportin nga nderkombetaret e te tjera e te tjera.Po mire xhanem sy e veshe nuk kemi ne shqiptaret qe te vleresojme gjendjen skandaloze te rendit e sigurise.Pale jep Ramadanie dhe afate se kur dozhduket kanabisi e kur do shkaterrohen bandat e krimit.Nuk e di flet per goje kur per vete Rsma vetem gojen ka…..

    Përgjigju ↓