Kryesore

RREFIMI/ Flet i ndaluari së bashku me të besuarin e Lul Berishës: Arma ime, me leje

18:01 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Personi i arrestuar në Durrës bashkë me shtetasin Mariel Fierza, i dyshuari si anëtar i bandës së Lulzim Berishës, deklaron se armën të cilën ia bllokoi policia mbrëmjen e të martës, e mbante me leje.

Sot zbardhet procesverbali i marrjes në pyetje në polici të shtetasit Genti Nderjaku, i cili u ka thënë hetuesve se lejen e ka marrë rreth një muaj më parë por se nuk e kishte me vete në momentin që u ndalua nga forcat e rendit.

Dëshmia: Jam pajisur me leje për armën rreth një muaj më parë pasi e kam blerë pistoletën tek poligoni tek katër rrugët e Shijakut.

Arma është e re dhe e papërdorur dhe unë kasha dëshirë ta bëja provë tek poligoni pasi nuk ka bërë qitje asnjëherë. U takova me shokët e mij dhe rrugës na rrëmbeu rutina ndaluam për drekë.

Pyetje: Ju po thoni se arma është me leje, na shpjegoni kushtet e lejes që keni për këtë armë?

Përgjigje: Po ajo është me leje, por në momentin kur u kapa nga policia nuk e kisha me vete pasi siç ju thashë isha nisur për kolaudimin e saj dhe jo për drekë.”

Të martën policia njoftoi se dy personat, u arrestuan në kuadër të operacionit “Vjeshte 2017”. Sipas policisë, Marjel Fierza, 30 vjec, person me precedent penal dhe shoku i tij, Genti Nderjaku, 34 vjeç, u vunë në pranga pasi në makinën e tyre u gjetën dy armë zjarri.

Ky arrestim ndodhi vetëm dy ditë pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Në një raport të Ministrisë së Brendshme, Marjel Fierza evidentohet si pjesë e bandës që drejtohej nga Lulëzim Berisha. Sipas dokumentit ky i fundit e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhërat tek njerëz të besuar përfshirë edhe Marjel Fierzën.

Më herët 30-vjeçari u ka shpëtuar dy atentateve, në vitin 2010 dhe 2012, ku edhe mbeti i plagosur. Të martën policia tha se gjeti dy armë në makinën tip Porsche ku ndodhej Marjel Fierza dhe miku i tij./Ora News

NJOFTIMI I POLICISE

Zbatim i Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017”.
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;
• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
• 6 telefona celularë

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.