Kryesore

Drejtuesit e spitaleve/ Edi Rama e nis ditën me një apel për ata që duan të sfidojnë veten: 24 orë nga afati i fundit…

09:04 - 05.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Mirëmëngjesi” i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama këtë herë ka qenë në formën e një ftese dhe jo pamje apo video, ashtu siç jemi mësuar zakonisht. Kështu, numri një i Qeverisë, e ka nisur ditën me një ftesë për gjithë të interesuarit për garën e krerëve të rinj të spitaleve universitare dhe rajonale ne vend.

Ai ka rikujtuar thirrjen për pjesëmarrje nga ana e ministrisë dhe bën me dije se kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit për të gjithë ata që duan të garojnë.

Postimi i Ramës 

MIRËMËNGJES 😀 dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë ftesë të posaçme të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuar atyre që duan të sfidojnë veten dhe ndryshojnë realitetin, duke u bërë pjesë e bashkëqeverisjes përmes drejtimit të spitaleve tona👍

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit, po edhe për të promovuar këtë qasje të re në zgjedhjen e drejtuesve publikë, që do ta shtrijmë në çdo fushë shërbimesh për qytetarët:

Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale në vend, janë të ftuar të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen web www.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale www.shendetesia.gov.al

Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kandidatët do të testohen nga Komisioni i vlerësimit ad hoc, i cili do të përbëhet nga:

  1. Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
    ii. Mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore;
    iii. ​Dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme;
    iv.​ Drejtues i një Spitali jashtë vendit;
    v. ​Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
    vi. Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit;

Suksese të gjithëve #përShëndetësinëQëDuam


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.