KULTURË

Libri në shqip i nobelistit Kazuo Ishiguro dhe kryevepra “Mbetjet e ditës”

14:08 - 05.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Fatmira NIKOLLI

Thellë-thellë, të dy ndjejmë një lloj nostalgjie të dhimbshme, një dëshirë të vjetër për të besuar përsëri në diçka që kohë më parë kishte qenë për ne aq e shtrenjtë-  “Kurrë mos më lër të shkoj”, Kazuo Ishiguro.

Fëmijët e shtëpisë Hailsham kanë frikë nga pyjet. Në ditët kur kujdestarët e tyre nuk janë gjithaq të të kujdesshëm a sa duhet të rreptë, miti shkollor bie dhe  trupi i një djali gjendet me duart dhe këmbët e prera. Ndonjëherë ajo errësirë kërcënuese e pemëve mund të hedhë një hije të tillë që mbulon tërë shkollën, saqë një nxënës i cili i ka ofenduar të tjerët mund të nxirret nga shtrati në mes të natës, të detyruar të rrijë në dritare dhe t’ia ngulë sytë asaj.

Frika e tyre nga pyjet pasqyron, në një mënyrë të shtrembëruar, por në thelb të saktë, fatin e tyre. Ata janë dhurues organesh, të klonuar për t’u copëtuar për pjesë. Qëllimi i Hailsham është t’i përgatisë ata për të ardhmen e tyre – për të ndihmuar në instalimin e mekanizmave të fuqishëm të vetështypjes dhe mohimit që do t’i mbajë ata të qëndrueshëm nga një dhurim në tjetrin.

Anglo-japonezi Kazuo Ishiguro i shpallur sot fitues i çmimit Nobel në letërsi nga Akademia Suedeze, nuk është krejt i panjohur për publikun shqiptar.

Ka një botim të hershëm prej tij që është përkthyer në shqip dhe mabn logon e Botimeve Pegi.

Bëhet fjalë për romanin “Mos më lër të shkoj”, botuar në vitin 2006, përkthyer nga Rudi Erebara.

 

Subjekti i tij, ka në qendër një Ketin tridhjetë e një vjeçare, e cila kur ishte fëmijë jetonte në Heilsham. E kish kaluar fëmijërinë në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë. Keti prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj, deri kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj dhe ajo nuk arrin t’i bëjë më ballë rikthimit të kujtesës.

 

SHKRIMTARI

Nuk është i panjohur as në botë. Fitues i Man “Man Booker Prize” për romanin “Mbetjet e ditës”, ajo është cilësuar si një kryevepëre dëshpërimit të tjetërllojtë.

E ka shkruar atë në vetëm katër javë. “Kam shkruar me dorë të lirë, pa u kujdesur për stilin apo nëse diçka që kisha shkruar pasdite ishte në kontradiktëme atë që kisha shkruar atë mëngjes. Përparësi ishte vetëm dalja e ideve në sipërfaqe dhe rritja e tyre. Fjali të tmerrshme, dialogje të shëmtuar, skena që nuk shkonin askund – i lashë ato të rrinin”, ka rrëfyer ai për The Guardian.

 

 

 

Romani që ka fituar nga Booker Kazuo Ishiguro është një histori e dashurisë së pashprehur për këdo që i ka mbajtur për vete ndjenjat e vërteta.

 

“Remains of a day” tregon se si kushtëzimi i rrethanave mund të të kthejë në armikun më të keq të vetes, duke na bërë bashkëpjesëmarrës në nënshtrimin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.