OPINION

ANALIZA/ Pse i duhet Bashës shfaqja sikur “po përplaset fort” me Edi Ramën? (një prapaskenë e paktit të 18 majit)

12:20 - 05.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Situata politike pësoi një tension artificial pasi Lulzim Basha bllokoi foltoren e Kuvendit dhe Gramoz Ruçi e përjashtoi atë dhe pezulloi 4 herë punimet e seancës.

Situata mund të quhet artificiale sepse tensioni nuk erdhi i përshkallëzuar apo si rezultat i debatit të fortë politik, por si qëllim në vetvete i PD-së, e cila bllokoi punimet e Kuvendit pasi kërkon të imponojë axhendën e saj.

Të gjitha mallkimet që po bien sot mbi Gramoz Ruçin si “komunisti i fundit” që po mbyt zërin e opozitës, në fakt çojnë ujë në mullirin e Lulzim Bashës dhe shërbejnë si një gomë shpëtimi për të. Ua shpjegojmë se pse…

Lulzim Basha gjendet në një situatë të vështirë brenda Partisë Demokratike:

  1. Ka një shpërfaqje të qartë të mosbesimit dhe skepticizmit të militantëve të kësaj partie për rolin e tij si lider që mund t’i shpjerë në fitoren e zgjedhjeve.
  2. Ka një grup të fortë politik brenda partisë që kërkojnë largimin e tij. Ky grupim që përfaqësohet nga “figurat e vjetra” si Topalli, Imami, Ruli, Patozi, Bregu etj. sadopak ja minojnë besimin publik Lulzim Bashës.
  3. Ka të paktën një distancim publik të Berishës ndaj tij. Pavarësisht se kush e njeh PD-në nga brenda, e kupton se Basha nuk merr asnjë vendim pa u konsultuar me Doktorin, vetë Berisha ka zgjedhur një distancim dhe të mos e mbrojë publikisht Bashën nga sulmet e të tijve. Në përpjekje për të mbrojtur imazhin e tij si lider historik gjithëpërfshirës i së djathtës, Berisha ka zgjedhur të mos kompromentohet deri në atë pikë sa të rrezikojë reputacionin e tij tek një pjesë e të djathtëve që nuk e duan Bashën.

-Te tre arsyet e mësipërme, janë shkak për shqetësim nga ana e Lulzim Bashës. Andaj, atij i shkon për shtat madje e provokon vetë tensionin politik. Andaj, Edi Rama, miku i tij që nga pakti i 18 majit, po i jep një dorë duke luajtur fort: me urdhrin e Ramës, Gramoz Ruçi e përjashtoi Lulzim Bashën nga parlamenti duke e bërë Lulzim Bashën “martirin” e parë të vjeshtës politike.

Me këtë lëvizje Edi Rama valorizon PD-në duke ruajtur bipolaritetin politik: ai synon asgjësimin e LSI-së si faktor. Të asaj partie që ai e quan “opozita tjetër”.

Nuk është e vështirë për të kuptuar se nga kjo tollovi politike, dy janë përfituesit kryesore: Lulzim Basha dhe Edi Rama. Andaj, sipas të gjitha gjasave, pakti i 18 majit është i gjallë e është në jetë. Edhe pse s’është në dritë të vërtetë.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.