OPINION

Kjo nuk është as opozita, as parlamenti që na duhet

07:27 - 06.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Mentor Kikia

 

Parlamenti rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Të grindet mes vetit pa bërë asnjë punë të dobishme në shërbim të shoqërisë dhe vendit.

I është rikthyer sherrnajës së vjetër, me grindje, sharje dhe protesta.

Në fakt, unë prisja sot miratimin e komisionit të reformës zgjedhore. Ligjit më të rëndësishëm dhe më emergjent.

Sepse pa u reformuar sistemi zgjedhor, nuk ka për t’u reformuar as parlamenti, as qeveria e as politika në tërësi.

Sepse sistemi zgjedhor është struktura që ndikon në ngritjen e ngrehinës së demokracisë dhe kjo strukturë tek ne është e degraduar, e ndryshkur, e kalbur, e deformuar.

Dhe falë kësaj strukture, në parlament futen edhe horrat, edhe hajdutët, edhe injorantët, sepse populli nuk di kë voton, sepse deputetët i emëron partia.

Por në vend të komisionit të kësaj reforme, pamë sërish përplasje. Përplasje për të folur!

Jo zotërinj, nuk na duhen demagogjira, na duhet punë konkrete.

Po, na duhen përplasje, edhe grushte madje po qe nevoja, por na duhen për të mbrojtur interesat e popullit, për të penguar një ligj të mbrapshtë, për të penguar një vendim që nxit vjedhjen dhe abuzimin, për të penguar një koncesion hajdutësh.

Por këto ju i votoni të gjithë, unanimisht, pa bërë zë, si hije, të tërë.

Kjo nuk është politika që duam, nuk është as opozita që duhet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.