BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Topalli: Do bëj deputete 140 gra. “Dhuna vret, nëse ti hesht”, moto e fushatës

16:00 - 07.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Topalli: Do bëj deputete 140 gra. “Dhuna vret, nëse ti hesht”, moto e fushatës

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare gratë të shquara të kulturës, artit, deputete e gazetare, duke i ulur pikërisht në sallën e seancave, pikërisht aty ku merren vendimet. Lufta kundër Dhunës, ishte tema kryesore. Por ndërkaq, duket se kryetarja ishte kujdesur shumë që pas kësaj seance të jashtëzakonshme, të gjithë të uleshin dhe të hanin një drekë pikërisht në Vilen 31. Të 140 gratë, të ulura sipas një protokolli të caktuar, kishin një synim: ndërgjegjësimin në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. U hodhën shumë ide, që nga ngritja e qendrave të reabilitimit, e deri tek financimet dhe ashpërsimi i ligjit. Por gjatë drekës, gratë e “elitës”, folën më shumë me njëra tjetrën. Tinka Kurti recitoi disa vargje të Nënë Terezës, ndërsa Anita Take e Aurela Gaçe, kënduan për të pranishmet në sallë. Në krah të zonjës Topalli, ishin ulur bashkëshortja e presidentit të Republikës Bamir Topi, dhe bashkëshortja e kryeministrit Berisha Liri Berisha. Nuk munguan as burrat. Ata ishin vetëm 10 deputetë, të përzgjedhur me shumë kujdes nga kryetarja e kuvendit. Jo sed janë burra feministë, por sepse në natyrën e tyre dhe në projektet në kuvend, kanë ndihmuar më shumë gratë. E gjatë drekës në Vila 31, u ulën Arian Starova, Tritan Shehu e Neritan Ceka. Ndërsa të tjerët, shfrytëzuan prezencën e tyre vetëm gjatë seancës së jashtëzakonshme plenare. Gjithsesi, në gjithë ngjarjet që po ndodhin sot, kjo seancë e jashtëzakonshme, kishte domethënie të madhe.

Ky shkrim u botua më 1 dhjetor 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.