BLUETOOTH

Ridel historia e birësimit të Blendi Fevziut. Ja cilët ishin prindërit e gazetarit

12:05 - 07.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Blendi Fevziu është tashmë i njohur për publikun shqiptar dhe më gjerë në krye të emisionit shumë të ndjekur “Opinion”. Disa ditë më parë ai festoi ditëlindjen e dytë të së bijës, ndërsa prej vitesh është bërë prind me vajzën e madhe, Mishel. Mirëpo, e keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Madje, as mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi. Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë. Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut. Ali Fevziu, sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër tiranase dhe pronat e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.