Tech

Elbasan / Organizatat e Ushtarakëve në Rezervë të Elbasanit dhe Ohrit zyrtarizojnë marrêveshje bashkëpunimi!

12:37 - 14.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir POPJA

Elbasan -Shoqata kombëtare e veteranëve në Rezerve të Shqiperise ka zyrtarizuar nje marreveshje bashkepunimi me Organizatën e Ushtarakêve në Rezerve dhe Veteraneve të Maqedonise te Rajonit Ohrit –Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrêveshjeje Kolonel Tomorr Asllani, kryetar i Organizatës së Ushtarakëve në Rezervë të Qarkut të Elbasanit  e cilësoi mjaft të rëndësishme zyrtarizimin e kësaj marrëveshje .Sipas kolonel Asllanit kjo marrëveshje i shërben lehtësimit dhe nxitjes së kontakteve shoqërore, kulturore e sportive midis këtyre shoqave .Kjo marrëveshje do mundësojë edhe pjesmarrjen në gara ushtarake të qitjes në nivele ekipesh  përfaqësuese të shoqatave të ushtarakëve nga Shqipēria dhe Maqedonia.Këto aktivite do të kthehen në një traditë të shkëlqyer që do pasurohen edhe me përmirësimin e legjislacionit ushtarak  qê ka të bëjë me Strukturat Rezerviste në Shqipêri dhe Maqedoni.Edhe kryetari i Qarkut të Ohrit kolonel Dobre Veljanovski është shprehur mjaft i kënaqur që pas shumē përpjekjesh e bisedimesh u arrit që të ketë një marrëveshje zyrtare bashkëpunimi  mes dy organizatave prestigjoze të ushtarakëve në rezervë të Elbasanit dhe Ohrit.Delegacioni nga Ohri më pas ka vizituar qendrën historike të Elbasanit,Muzeun Etnografik,Lagjan Kala dhe disa nga zonat turistike të Elbasanit.Kolonel Asllani dhe Veljanovski ndêrkohë kanë shprehur shpresën se ushtarakët nga Shqipëria dhe Maqedoni do jenë shembull për cilindo vend të Natos jo vetëm sot për sot por edhe në të ardhmen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.