Tech

Rama me Pablo Eskobar dhe Erion Veliaj si balerinë/ Ja parodia e fotove në rrjetet sociale

19:52 - 14.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shpesh herë politikanët kanë qenë në fokus të rrjeteve sociale, duke i trajtuar ata me nota ironie. Ndër to edhe faqja në Facebook, Brryli Broadëay, e cila duket se ka shndërruar emrat më të rëndësishëm të politikës shqiptare në personazhe të filmave, apo personazhe historik. Duke e nisur me kryeministrin Rama, të cilin i kanë bashkangjitur një foto me bosin e drogës, Pablo Eskobar.

Duket se as me Gramoz Ruçin nuk janë kursyer, duke e krahasuar me Hitlerin, faraonët e Egjiptit, apo edhe me shtrigën tek Borëbardha. E duket se rolin e Borëbardhës ja kanë lënë kryedemokratit Lulzim Basha. Më tej faqja Brryli Broadëay ka vijuar me Nard Ndokën, duke e risjellë si aktorja Meryl Streep, me rolin e saj tek filmi “Djalli vishet me prada”. E natyrisht që parodisë së fotove nuk i ka munguar as kryebashkiaku Erion Veliaj, që faqja ka vendosur ta sjellë si një balerinë, teksa performon me ‘tutu’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.