BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Julka dhe gangsteri. Soni Malaj, mburret me to. Eralda Hitaj romancë me futbollistin Pema? Alesio i dashuruar?

14:00 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Julka dhe gangsteri. Soni Malaj, mburret me to. Eralda Hitaj romancë me futbollistin Pema? Alesio i dashuruar?





Julka dhe gangsteri
Çfarë mund të ketë të përbashkët Julka dhe një gangster? Asgjë përveç bashkëpunimit më të fundit të kësaj të fundit me rrepistin “Big Basta”. Një këngë me një titull të veçantë “Gangsta”, që të sjellë paska ndërmend rrepin që këndohet nëpër lagjet më ngjyrë në      Amerikë dhe që i përshtatet më tepër si stil me rrepistin sesa dhe me Julkën. Ndoshta të dy po mendojnë një bashkëpunim të tipit “Beyonce & Jay-Z”, gjithsesi do të jetë ngacmuese të shikojmë Julkën në këtë bashkëpunim interesant. Një sigël që është menduar të jetë pjesë e albumit që “Big Basta” pritet të hedh në treg së shpejti. Zanafilla mund të jetë e gjitha në studiot e radios NRG ku Julka është prej kohësh prezente, ku dhe së fundimi dhe “Big Basta” do të zë një hapësirë të vetën . Një emision radiofonik i kushtuar tërësisht kulturës Hip-Hip, një kulturë që është përqafuar së shumti nga brezi i ri dhe një Shqipëri. Urojmë të ketë sukses!


Soni Malaj, mburret me to
Soni Malaj po mendon të sjellë për fansat e saj diçka vërtet shumë të veçantë me plot ritëm dhe melodi. Së fundmi flitet do të sjellë një këngë ndryshe që thuhet se do të jetë një surprizë e bukur. Këngëtarja që e ka vënë veten në provë në shumë zhanret muzikore, me një shumëllojshmëri zgjedhjesh që nga muzika pupullore, ajo pop dhe R&B e duke përfunduar deri tek baladat, tregon se i pëlqen të vijë pranë publikut gjithmonë e veçantë. Ndoshta dhe këtë herë do të jetë kështu… Përsa i përket këngës së re, dihet vetëm që ajo do të shoqërtohet nga një klip i regjistuar në një nga studiot në Maqedoni, ku për hir të së vërtetës rezultati shpesh ka qenë vërtet cilësor. Ndërsa sesi do të jetë ajo, për çfarë do të flasë dhe si do të jetë i ndërtuar videoklipi për momentin është gjithçka mister. Duket se Soni dëshiron t’i bëjë më parë gjërat pastaj të “mburret me to”. Më mirë kështu…

Eralda Hitaj romancë me futbollistin Pema?
Ndodh shpesh dhe është thuajse një modë e vërtetë…  Tashmë të shumta janë vajzat e bukura të ekranit që shoqërohen gjithmonë e më shpesh me sportistë të ndryshëm. Këtë herë çifti i përfoluar për një romancë të tillë, është Eralda Hitaj, një ndër vajzat më të bukura të Shqipërisë dhe futbollisti i klubit Dinamo, Eleandro Pema. Djaloshi “trendy” që njihet nëpër ambiente sportive dhe si një djalë besimtar, duke se ka “mëkatuar” paska me bukuroshen. Gjithësesi një “mëkat” të tillë kush nuk do të donte ta bënte! Një përditshme ka botuar një foto ku dy të rinjtë kanë dalë të përqafuar, por Hitaj ka nxituar ta mohojë duke e cilësuar foton si montazh. Por zërat në vend të qetësohen, janë nxitur akoma më tepër. Tashmë flitet akoma më shumë se çifti Hitaj-Pema, janë parë të shëtisin lirshëm nëpër rrugët dhe lokalet e ish-Bllokut të përqafuar… Si do të jetë e vërteta?!

Alesio i dashuruar?
Alesio ose ndryshe Afrim Alia, modeli shqiptar nuk është më singëll?? Një ndër meshkuj më të bukur të botës shqiptare, i ka dhënë fund beqarisë? Fatkeqësisht, për të gjitha admiruese që ëndërronin për të duket se është e vërtetë. Dhe akoma më shumë, nuk është një ndër ato lidhjet kalimtare, por diçka më shumë. Vajza që thuhet se u ka rrëmbyer zemrën djalit nga Tropoja, me një karrierë të suksesshme në Australi, nuk është një nga modelet e shumta bukuroshe, por një vajzë shqiptare. 30-vjeçari duket se këtë herë ka zgjedhur ndryshe, një vajzë nga vendlindja e tij dhe për më tepër një femër të realizuar. Kështu nëse djali bukurosh, ishte mësuar më lidhje kalimtare, ashtu si dhe është shprehur, këtë hërë mund t’i këtë “rënë në kokë” vërtet për vajzën shqiptare. Të shpresojmë që historia do të zgjasë…
Ky shkrim u botua më  2 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.