LIFE STYLE

“Trajtim falas në spitalet publike e jopublike” . Manastirliu: Paketë e re radioterapie për kancerin e gjirit

09:46 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka organizuar një sërë aktivitetesh. Ajo gjithashtu ka ndërmarrë masa për luftën ndaj kësaj sëmundjeje, ku vetëm pak ditë më parë ka ofruar një paketë të re radioterapie e trajtim falas në spitalet publike dhe jopublike. “Në vitin 2013, ne e gjetëm rimbursimin e diagnozës së kancerit të gjirit në nivelin e 71 milionë lekëve, ndërsa sot kjo shifër është dyfishuar. Janë 139 milionë lekë rimbursim, ndërkohë që barnat Antineoplazike dhe Imunosupresore, vetëm nga skema e rimbursimit financohen me 1.2 miliardë lekë. Një skemë nga e cila përfitojnë 3349 pacientë në vit”, – u shpreh Manastirliu. Ajo gjithashtu bën me dije se dy njësitë e lëvizshme të mamografisë e kanë dyfishuar numrin e mamografive të kryera në vend për qëllime depistimi. Prej vitit 2015 dy mamografët e lëvizshëm kryejnë mbi 4.800 ekzaminime në vit. Leximi i këtyre mamografive tashmë mundësohet jo vetëm nga radiologët në institucionet publike shëndetësore, por edhe nga një operator ekonomik, në mënyrë që t’u shërbehet në kohë grave dhe vajzave që kryejnë këtë ekzaminim. Në rang vendi, mesatarja vjetore e ekzaminimeve është 9.300 mamografi në vit. Gjatë gjithë muajt tetor, mamografët e lëvizshëm kanë kryer diagnostikime falas për të gjitha gratë, si nismë e Ministrisë së Shëndetësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.