POLITIKË

“Çfarë mendoni për imunitetin e Tahirit?”, ja si reagon presidenti Meta

20:23 - 26.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta, presidenti i vendit, ka marrë pjesë sot në Konferencën ndërkombetare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”. Në përfundim të aktivitetit ai u pyet nga gazetarët në lidhje çështjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, pas vendimit të Kuvendit, i cili hodhi poshtë kërkesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Nuk kam asnjë koment për çështjen e heqjes së imunitetit, por të gjitha forcat politike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës, në përpjekjen për sundimin e ligjit”, tha ai.

Meta në Konferencë ngriti problematikën e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore, teksa kërkoi që Kuvendi të tregohet i kujdesshëm në ndërhyrjen në paketën ligjore për përmbaruesit, që bën pjesë tek profesionet e lira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.