POLITIKË

Monika Kryemadhi hedh dyshimet: Ku është familja e Haki Çakos?

21:53 - 26.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kjo është arsyeja që Partia Socialiste bllokoi arrestimin e tij.
Gjatë emisionit Opinion, Kryemadhi hodhi dyshime të forta për familjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”, tha kryetarja e LSI-së.
Pak minuta më pas, një mesazh mbërriti në celularin e Blendi Fevziut nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit. Haki Çako është në zyrën e tij, ndërsa familja e tij është në Tiranë, sqaroi zëdhënësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.