POLITIKË

“Boll shite dengla”, Rama i kthen përgjigje komentuesit: Mos u shqetëso për partinë time, po shqetësohu për rradaken tënde!

14:21 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Numri një i Qeverisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bënte të ditur se sot do të ishte i ftuar te “Zonë e Lirë” e Arian Çanit. Mirëpo, menjëherë kanë vërshuar komentet, duke i kujtuar Ramës deklaratat e bëra nga vetë ai. Ata i shkruajnë Ramës se a nuk është kazan Çani?

Numri një i Qeverisë ka vendosur t’u kthejë përgjigje disa prej komentuesve, ku nuk ka nguruar t’u japë dhe disa këshilla një pjese prej tyre.

JA DISA NGA KOMENTET DHE PËRGJIGJET E KRYEMINISTRIT

KOMENTUESI – Tallu ti tallu. Banorte e Torovices spo veme gjume ne sy nga rreziku i gurve.Dhe tjetra ku me te pa ne se skemi drita??

Edi Rama –  Une nuk tallem hic Roland po as shkop magjik nuk kam qe te mbyll tak-fak te gjitha plaget e medha qe te tjeret i’a hapen Shqiperise per cerekshekulli! Keshtu qe durim vella

KOMENTUESI – Te lutem z.KM uluni me kemb ne toke nuk eshte mir keshu, nuk jan per juve te perdorni keto shpreje shum te pa hijshme per nje KM lerja popullit te gjykoj e te flasin sic po flasin cdo dite e din shum mir kush eshte gabim

Edi Rama – Hijen time ma ler mua Vera dhe per shprehjet e mia konsultohu me mesuesit e mi, Fan Noli, Faik Konica e disa te tjere si ata qe sa me shume rroj aq me shume me mesojne, ndersa per popullin jam dakord qe nuk ka qen t’i haje shkopin😉

KOMENTUESI- Mos harro se kryeministri i katundit mediatik je vete ti,dhe sipas ligjit te shkak-pasoje ai qe shan pasqyron vetveten,kujtove naltegjatesia jote se do beje qef sic bere ne bashki,ke harruar se pushtetet ne nje vend demokratik jane te ndara dhe pavarura ndaj njeri tjetrit, dhe nuk te pyesin ty se kur do bejne detyren e tyre

Edi Rama – Arturi, e para une nuk po shaj askend dhe ti s’ke pse prekesh as per llogari te katundit, as per hater te kazanit; e dyta une nuk e di qe ne bashki te kem bere ndonje qejf dhe as qe kur isha une ne bashki pushtetet nuk ishin te ndara; e treta une nuk ikerkoj asnje fryme te gjalle te atij katundi, te me pyesi mua kur e nuk e ben detyren e tij, po une nuk pyes as ata e as ty, kur jap mendimin tim! Dhe e fundit, sipas ligjit shkak-pasoje ashtu sic e kuptoke ti, naltgjatesia ime i drejtohet driteshkurtesise suaj, me urimin qe te zgjatet per te ndricuar pak me shume se kaq, hemisferat e trurit ne majen e saj😂

KOMENTUESI- Bodh na shite dengla. Po shko huni radioscopise…te shihim se mos del me hije…ose lenia ne ner Partine nje kolegu tend socialist te ndershem e mos e sakrifiko partine e besimin ëe i ka dhane populli…votat nuk jane merite e jotja e e Toho lab Tironsit.

Edi Rama –  Tonini, shkruhet boll jo bodh😂nuk shkruhet shihim po shohim😂dhe nuk i lihet ne ner askujt asgje😂po s’po e zgjas me shqipen tende se qenka si te pastrosh nje ndertim pa leje pas shembjes😂Por po te jap nje keshille: Mos u shqeteso per partine time po shqetesohu per rradaken tende, duke mos e ekspozuar shume ne diell e duke e ushqyer me lexime te shendetshme ose, te pakten, duke e ajrosur me pak fizkulture ne mengjes😂

KOMENTUESI- po fut ndonje ne burg me z Rama se boll kan ba pordh edhe kan vjedh …. leri televizonet merru me ato qe kan vra e kan vjedh …….

Edi Rama –  Ne burg njerezit i con prokuroria dhe gjykata jo qeveria Shpeto vellai apo s’e ke marre vesh akoma? E di qe do me thuash s’paska shprese, po une te siguroj qe sot ka shprese me shume se kurdohere sepse nuk e kemi bere kot Reformen ne Drejtesi e nuk kemi luftuar kot per Vetingun qe sapo ka nisur✌️

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.