POLITIKË

Gazetari Çollaku: Rama dhe Tahiri u filmuan nga shërbimet e huaja! Do të bindemi shumë shpejt

09:41 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Gazetari Basir Çollaku tha dje se fakte të tjera pritet të publikohen shumë shpejt në media, mes të cilave regjistrime kompromentuese për kreun e qeverisë. Gazetari tha se të regjistruar në video janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

“Në përpjekjen kur zoti Tahiri, në kulmin e debatit të avionëve tentoi të qëndronte në detyrë, ajo që e ktheu në detyrë ishte një shkëmbim i natyrës kriminale. Kjo është e filmuar nga shërbimet partnere. Do të bindemi shumë shpejt” u shpreh gazetari Basir Çollaku në studion e Opinion.

Çollaku ka realizuar së fundmi dy intervistat që kanë tronditur qeverinë, atë me ish Shefin e Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani dhe ish oficerin e Antidrogës, Antonio Nazeraj.
Të dy ish policët dhanë dëshmi të forta për lidhjet e Saimir Tahirit me Habilajt. Të dy janë burgosur dhe kërcënuar për t’u vrarë, ndërsa sot janë në azil politik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.