POLITIKË

Kryemadhi: Azemi do të mbahet mend si politikani që nuk hoqi dorë nga betejat

14:12 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë sot e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të shtatores në Tropojë, në krah të demokratëve.

Kryemadhi është ulur në rresht të parë krah Fatmir Mediut, Lirie Berishës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, bashkëshortes së tij Aurela Basha e deputetes Rudina Hajdari, vajza e Azemit, e ulur për herë të parë në karrigen e ligjvënëses.

Me anë të një statusi ne rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shprehet se Azemi do të kujtohet gjithmonë si politikani i cili nuk u tremb asnjëherë nga pengesat dhe vështirësitë , duke mos hequr dorë nga betejat e tij.

Postimi i plotë

“Rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërcente ato. Herë me lehtësi, herë me vështirësi. Por ai nuk u tremb kurrë nga pengesat. Dhe prandaj sot pas kaq shumë vitesh kujtohet ende si politikani guximtar që nuk hoqi kurrë dorë nga betejat e tij.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.