POLITIKË

Patozi kujton udhëtimin në Tropojë Hajdarin në 97: Nderimi i vërtetë shkon përtej asaj shtatoreje

15:16 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar ditën e sotme, në lidhje me përurimin e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë.

Me anë të një statusi në rrjetin social në “Facebook”, Patozi është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar udhëtimin në Tropoje me Azem Hajdarin në vitin 1997.

Statusi i plotë:

NDERIMI I VËRTETË PËR AZEM HAJDARIN

Në Tropojë kisha qenë për herë te fundit në verën e 1997-ës. Ishte fushatë dhe mbaj mend që isha në autokolonë vetëm një makinë pas Azem Hajdarit.
Ka qenë udhëtim i vështirë dhe plot tension, në sintoni
me kohën e vështirë që kalonte Shqipëria.
Pak më shumë se 20 vjet më vonë, sot e pashë sërish Azemin në qendër të Bajram Currit, të derdhur në bronz.
Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë, rruga është e qetë dhe pa të papritura, por jeta nuk është asnjëherë e lehtë dhe paqja nuk vjen vetëm atëherë kur nuk ka luftë.
Nderimi i vërtetë për Azem Hajdarit shkon përtej asaj shtatoreje, e cila prej sot do të zbukurojë sheshin e vendlindjes së tij.
Ai është në fakt një ftesë për kurajo dhe guxim për çdo njeri të lirë, që bën betejë për vlerat që beson.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.