POLITIKË

Rama uron me fotot e këtij aksioni, komentuesit: O bos ditë më të zeza do…

10:04 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Edi Rama, numri një i Qeverisë, si çdo ditë ka uruar “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij në rrjetin social.

Ai ka zgjedhur të postojë fotot e aksionit kombëtar për pastrimin e mbeturinave në akset rrugore ka qenë urimi i kryeministrit Edi Rama për një ditë të mbarë.

POSTIMI I PLOTË

MIRËMËNGJES 😀

dhe me këto foto të Aksionit Kombëtar – që vijon tanimë prej 4 javësh – për pastrimin e të gjitha nyjeve dhe akseve rrugore nga teneqet, llamariniat, gomat dhe ngrehinat e vendosura anëve në kundërshtim me Kodin Rrugor duke cenuar jetën e qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë

Pas këtij postimi nuk kanë munguar reagimet e ndjekësve të numrit një të Qeverisë, shumë duke e uruar për punën që po bën për vendin, të tjerë i kujtojnë drejtësinë dhe gjykatat, shumë të tjerë politikën dhe parlamentin që duhet pastruar.

Ja disa prej komenteve

Mgjes Edo! A do futesh ndonje zyrtar nburg?! Apo do tfusin?!

mirmengjesi zoti Edi rama si nuk shkrujte nje here te vetem per varferin per shkolla per cerdha kopshte si ka mundsi qe rrugen tona vazhdo te jen te prishura kjo esht shqiperi jon zoti kryeminster bej cdicka te bukur per kete vendin ton

Nuk do ishte me mire te ndertoni dhe ndonje rruge?se po vdesin njerez çdo dite neper aksidente..! Eshte bere ky vend si Hiroshima…

Po mor Z.Kryeminister
Por derisa te ekzitoj qe ne Spitalet
-te japin recetat te blesh ilacet ne farmaci
-nuk ka ngrohje dhe uj te nxeht
-dhe po nuk dhe lekt nuk te sheh njeri me sy
E shum e shum gjera te tjera
Keshtu qe gjeja me themeltare e shtetin qe po nderton ti esht akoma ne mesjet

lej tabelat Edi po shif rrugen Milot Rreshen qe eshte ber rruge Rrelli e kan prish turqit me mjete trenda.ato spysin as polic as kerkend

Kam 5 vjet qe vij Ne vere ne shqiperi Nga miloti deri sa arrin ne Tirane ka shume tablela Mish Gici. Mish Derri. Mos I hiq te lutem se me bejne per qeshur

Shum pun po na prish kjo edi rama ske ci ben gomarit e i bije samarit bravo qeverrija

mirmgjes BOS kshu duet te fillojn punen te gjith zyrtaret e sherbimeve shteterore

mirmengjes zoti Rama , ne te gjitha rruget duhen prish ndertime lavazhe e jo vetem ne akset kombtare!

Përse shpenzoni lekët kot për keta kur shum mir mund ti hiqnin ato që I kan vënë ato…
Dhe me keta shpenzime mund të bënit diçka tjetër

Po ato palmat e autotradës kur do i hiqni, Jan kalbur dhe jane shembur gjysmat. Apo duhen edhe c’a miljona €uro të tjera… Dit më të zeza do vine me ty ne krye..

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.