POLITIKË

“S’është faqe për të bërë chat”, Rama prezanton platformën online: Ministrat kanë…

11:16 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot platformën www.shqiperiaqeduam.al. Në kuadër të platformës për bashkëqeverisje, numri një i Qeverisë, ka folur për përzgjedhjen e anëtarëve që do merren me ankesat dhe kërkesat e qytetarëve.

Në prani të personave që po trajnohen me këtë projekt, kreu i qeverisë theksoi se në këto vite tranzicioni veçoi problemet që ndodhin brenda Kryeministrisë, siç është dhe moskthimi i përgjigjeve për ankesat që kanë qytetarët.

“Jemi gati me një rrjet anëtarësh të ekselencës, për të vijuar punën për ta kthyer platformën online të bashkëqeverisjes me njerëzit në një instrument në dorën e çdo shqiptari që do të kontribuojë për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

“Përgjegjës të drejtpërdrejtë për çdo ankesë, kërkesë dhe vlerësimin e çdo shprehjeje, dëshire për kontribut janë ministrat dhe ministret, jo zyrat e marrëdhënieve me publikun, është përgjegjësi që të garantojë që nga dikasteri që drejton të jepet përgjigje dhe zgjidhje rasteve kur zgjidhja është e mundur.

Çdo nëpunës, punonjës policie, agjent tatimor, zyrtar në një sportel do e ketë të qartë se cilido që ka përpara është potencialisht një anëtar i këtij koalicioni dhe mospërgjigja dmth që alertohet menjëherë ministri apo ministrja. Një pjesë e anëtarëve të kabinetit janë këtu për të marrë kontakt me koordinatorët e këshillit të ministrave dhe janë krahu i djathtë i ministrit në raport me qytetarët në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Besimi është i domosdoshëm. Njerëzit nuk kanë faj nëse nuk besojnë se kjo është një tjetër faqe online apo portal ku mund të shkruash sa të duash por fjalët e tua as i lexon njeri e jo më ti marrë në konsideratë. Besimi do krijohet vetëm përmes historive të suksesit dhe raportimit transparent të të gjithë veprimtarisë së kësaj organizate.
S’është faqe për të bërë chat, por një fytyrë pas së cilës ka një trup të gjallë njerëzish që do punojnë ditë e natë që cdo gjë që hidhet si mendim, kërkesë e ankesë të konsiderohet me respekt të plotë”, tha Rama.

 

Statusi i plotë në FB:

www.shqiperiaqeduam.al eshte mundesia e cdo shqiptari per te qene pjese e koalicionit te madh te njerezve te ketij vendi per ta bere kete vend te denje per femijet tane dhe po ashtu, eshte arma e çdo shqiptari qe e do Shqiperine me shtet, pune, mireqenie, kunder çdo zyrtari e nepunesi qe e pengon njeriun e zakonshem ne zgjidhjen e halleve e ne permbushjen shpresave e te endrrave te veta.

Behuni pjese e kesaj platforme ku s’ka bindje e perkatesi te ndryshme qe na ndan per te bere SHQIPERINE QE DUAM

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.