POLITIKË

Kryemadhi: Rama është kthyer në një ‘lolo’ televizionesh, një kryeministër në ikje i frikësuar

12:12 - 28.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Shkodër, ku ka sulmuar Kryeministrin lidhur me mbrojtjen që po i bën ish-ministrit Saimir Tahiri, akuzuar pë lidhje me bandat kriminale në trafikun e drogës.

Kryemadhi tha se “Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Rama duhet të dorëzojë lolon dhe të lërë drejtësinë të bëj punën e saj. LSI-ja është e vendosur të demaskojë këtë Kryeminister lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal, një kryeministër në ikje i frikësuar.

Nga frika Rama censuroi në televizione, aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin.

Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri është alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria mendon më shumë për oligarkët, se per qytetarët dhe të rinjtë e papunë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve për t’ua dhënë oligarkëve. Me këto para do të ishin financuar 70. 000 vende të reja pune,” theksoi Kryetarja e LSI.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.