POLITIKË

Kryeministri Rama uron “Mirëmëngjes” me fotot nga Vlora: Projekti për një hapësirë turistike

08:51 - 28.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama dhe ditën e sotme ka uruar ndjekësit e tij ‘Facebook’ në për një ditë të mbarë.

Numri një i qeverisë ditën e sotme ka zgjedhur foto që vijnë nga Vlora pikërisht nga rruga e Pyllit të sodës, që vetë vlonjatët e quajnë si ‘rruga e veshkave dhe syve’.

Mes të tjerash Rama theksoi se po vijon projekti i transformimit të kësaj zone në një hapësirë të re turistike.

 

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga Rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë, ose siç u pagëzua nga vlonjatët në vite, rruga e veshkave dhe syve për shkak të gropave të pafundme e të errësirës që shpon sytë, e cila sot po rindërtohet jo vetëm për të shpëtuar veshkat e sytë e vlonjatëve, po edhe për të vijuar projektin e transformimit të asaj zone në një hapësirë të re turistike ku do të zgjatet edhe pjesa perëndimore e Lungomares



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.