POLITIKË

Rama: Çfarë i thashë Saimirit për “Audin” që ua shiti Habilajve. Kryeministri sqaron për herë të parë pozicionin për rastin “Tahiri”

09:08 - 28.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i qeverisë Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, foli për Saimir Tahirin, si u njoh me të dhe për dosjen “Habilaj” ku dyshohet i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm. Në rolin e prokurorit, Arjan Çani e ka marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama. I pyetur çfarë i tha kryeministri kur mësoi se u kishte shitur makinën Habilajve, ai i tha Saimir Tahirit se makinën e ka bërë ushqim për qentë.
Emri i Tahirit u përfol pas arrestimit të babait të tij në 2013. U takuat në 2013?
Nuk mbaj mend takim konkret, por në asnjë takim nuk ka kërkuar asgjë përveçse besimit për punën. Nuk më ka kërkuar asgjë.
Kur e bëtë ministër të Brendshëm e peshuat skandalin e babait të tij?
Populli thotë ‘Çdo berr varet nga këmbët e veta’. Unë them çdo burrë varet nga vendimet e veta. Djali nuk mban përgjegjësi për babain dhe babai nuk mban përgjegjësi për djalin burrë. Edhe sikur të ishte dënuar i ati, unë nuk do ndryshoja qëndrim.
I kërkuat shpjegime Tahirit pasi i vunë tritol?
I shpreha gjithë keqar-dhjen dhe solidaritetin dhe për atë deklaratë të Berishës kur tha ‘Bombën e vuri vetë’.
Hetuat mbi Tahirin në atë kohë?
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër arresti për veprime terroriste për 6 shtetas. 2 prej tyre u arratisën. Falë gjykatës doli që nuk provohen aktet terroriste.
Kishit dijeni për përgjimet e paligjshme të Saimir Tahirit me pajisjen IMC Catcher?
As kam menduar, jo më pastaj të kem pasur dijeni, as kam menduar që Saimir Tahiri mund të bënte përgjime të paligjshme. Për Saimir Tahirin mund të thuhen shumë gjëra, mund të rreshtohen njerëzit dhe mund të radhisin shumë defekte si për çdo njeri tjetër, por Saimiri nuk është skuth që të bënte përgjime.
Ish-zv.ministri i Bren-dshëm i LSI-së në atë kohë, Ilir Marko tha se shkarki-min e Tahirit e kanë kërkuar ndërkombëtarët pasi dilte në përgjimet e tyre?
Këtë personazh unë nuk e njoh dhe kam kërkuar shkarkimin e tij kur kam lexuar një deklaratë që bëri dhe mbi bazën e asaj deklarate kuptova se ai leh për llogari të padronëve.
A ishit në dijeni se Saimir Tahiri po përgjohej?
Nga kush?
Nga partnerët?
Së pari, përgjimi i një anëtari qeverie të vendit apo të një vendi tjetër, jo këtu, por dhe në Amerikë e kudo tjetër në botën demokratike është i paligjshëm dhe konsiderohet krim. Së dyti, të gjithë këta që flasim me kompetencë për kush përgjon kë, duke përfshirë persona me një detyrë publike si ajo e anëtarëve të qeverisë nuk dinë çfarë flasin.
Pse e shkarkuat Saimir Tahirin tre muaj para zgjedhjeve, nga presion i ndërkombëtarëve apo i Ilir Metës?
Ka një njeri në këtë botë që mua më bën presion, por nuk është as ndërkombëtar dhe as Ilir Meta, quhet Zaho Rama. Për sa i përket shkaqeve, unë i kam bërë publike dhe koha më dha të drejtë, sepse largimi i katër ministrave për t’u përfshirë me kohë të plotë në fushatë, duke na dhënë një rezultat që ndoshta mund të mos e kishim marrë aq cilësor nëse ata nuk do kishim pasur këtë angazhim.
Çfarë ju tha Saimir Tahiri pas akuzave të ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani i cili ishte i pari që foli për implikimin e tij me grupin e Habiljave?
Nuk ishte i pari që foli, por ishte ligji që foli kundër tij, sepse njerëzit nuk e dinë ose askush nuk e ka kujtuar që në atë kohë zotëria është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspirim të operacionit të policisë kundër një grupi trafikantësh, pra për bashkëpunim me këtë grup. Është i dënuar.
Pra, ai ka folur pas dënimit?
Sigurisht që ishte dënuar kur ka folur. Është arrestuar për këtë fakt, prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar, gjykata e ka dënuar dhe pastaj ka folur për Saimir Tahirin.
A i verifikuat akuzat e Zaganit, sepse ai ishte oficer i shtetit dhe a dini se ku ka përfunduar?
E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë, ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo prokurori dhe ajo gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit.
A mbani mend çfarë i keni thënë ju Tahirit kur morët vesh se i kishte shitur makinën Habilajve?
Kur e diskutuam mbaj mend se i kam thënë pse nuk thua që e paske bërë makinën ushqim për qentë që s’të ndahen më nga pas.
Kishit dijeni për lidhjet e Tahirit me Habilajt? I kërkuat shpjegime se përse një ministër i Brendshëm, shoqërohej me kushërinj të përfshirë në trafikimin e narkotikëve?
Kur ka dalë çështja në atë moment, kemi diskutuar gjerë e gjatë, kam dëgjuar të gjitha shpjegimet e tij dhe i kam mbështetur aty në vend që të shkonte menjëherë në prokurori dhe të vihej në dispozicion të hetimit për këto palo kushërinj. Prokuroria e ka hetuar çështjen, dhe nuk ka rezultuar të ketë prova për përfshirjen e tij në këtë çështje.
A ju ka informuar SHISH për Habilajt dhe lidhjet e tyre me Tahirin?
SHISH nuk më ka sjellë një informacion zyrtar mbi asnjë lidhje të ministrit të Brendshëm me ndonjë grup kriminal.
Një tjetër oficer i antidrogës së Fierit, Antonio Nazeraj ka zbuluar lidhjet e Tahirit me Habilajt. Cili ka qenë reagimi juaj?
Është një tjetër person që është në kërkim, sepse me vendim gjykate është dënuar me 2 vjet për mitmarrje bashkë me dy hajdutë të tjerë ordinerë. Edhe ky ka folur pasi është zënë me presh në dorë.

Telefonatat imagjinare
I ftuar në emisioni “Zonë e lirë” në “Tv Klan”, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj “telefonatave” që mbërrinin në sekretarinë e tij telefonike.
Moderatori Arjan Çani bëri rolin e telefonuesve, duke imituar personazhe të ndryshëm të Partisë Socialiste që telefonojnë kryeministrin, por jo vetëm.
Arjan Çani: Alo Sali Berisha jam! O Evdin Habili, Edvin dëgjo, një këshillë kam: Shite Saje qorrin se ndryshe nuk e mbyll dot mandatin…
Edi Rama: Eh mor plako, unë e ti kemi të njëjtin problem, emë
pak, por mua nuk më del njeri në gjumë çfarë i bëra. E di që s’do esh, por bë si të bësh.
Arjan Çani: Lul Basha jam. Po të nis me email se si rriten dhe
shartohen trëndalat.
Edi Rama: Eh mo Lul thashë se u bërë burrë po lulet, lule mbeten.
Arjan Çani: Luli jam prapë. E pe sa bukur u solla në parlament për Sajmen. Për sa kohë të ngeci vetingu, jemi ortak.
Edi Rama: O Lul është koha e gjumit për ty vlla, nuk ke takat për
Çanin.
Arjan Çani: O i gjati, Ilir Meta jam. Duhet të takohemi patjetër, kemi lënë ca gjëra pa u mbyllur. Nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën.
Edi Rama: Me qetësi dhe dashuri z.President.
Arjan Çani: Alo Mona jam. O kriminel kujt i thua motër ti? Unë motra jote?
Edi Rama: Iku tepsia, ka shpërthyer dashuria për atdheun tani.
Megjithatë motra ishe, motra mbetesh.
Arjan Çani: O Edo Gaz Demi ja. Ta kryeva porosinë.
Edi Rama: Gazo rroftë Partizoni se ka nevojë për inkurajim në këtë fazë.
Arjan Çani: O shef Sajme jam. Erdhi kontrolli shef, po të informoj që u qëndrova stoik. Ata s’kanë parë gjë akoma. Pas puros do filloj dhe trefletshin.
Edi Rama: Është fake, puro në PS pi vetëm Bashkim Fino.
Arjan Çani: Sajmir jam shef, jo Tahiri, ai shoferi i kamionit.
Edi Rama: Shko te fronti se aty të kërkojnë…
Arjan Çani: O vlla jam Moisi Habilaj.
Edi Rama: Palo kushëri….
Arjan Çani: O i madh Lolo jam.
Edi Rama: Do t’i lëmë këta…..
Arjan Çani: Lali Eri jam, benjamini yt. Mos u trishto shef për Sajmen.
Edi Rama: Më pëlqeu autobusi elektrik, por mos dil në media sikur je jashtë shtetit.
Arjan Çani: Shef, Damian Gjiknuri jam. Të betohem që nuk kam asnjë faj për fotot me Habilajt.
Edi Rama: Kjo historia e fotove…burri o del në foto, o s’del fare.
Arjan Çani: Edo qorri jam. Tos Nano. Edhe Sajme qorr është, por mos ma ul kaq shumë pjacën.
Edi Rama: Arjani do të na ngatërrojë, por ne të dy bashkë folëm.
(Mbylle tha se jam i qartë).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.