POLITIKË

Deputetja e LSI-së: Rama më ka ftuar të shkoj në partinë e tij, por unë…

10:38 - 30.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj  e ftuar në emision ‘Ditë e Re’ ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka propozuar që të bëhet pjesë e Partisë Socialiste po nuk e ka pranuar propozimin.

“Rama më ka propozuar të shkoj tek partia e tij por nuk kam pranuar.”

Deputetja Malaj është shprehur në Ora News se Kryeministri Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë, por ka qenë edhe një kundërshtare e flaktë e disa prej vendimeve të tij.

Nora Malaj: “Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje kam qenë kundërshtare e flaktë e tij.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.