POLITIKË

“Kush vjedh ujin do ta pësojë”! Kryeministri Rama paralajmëron aksion kombëtar

10:04 - 30.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nw mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së lidhur me pr/buxhetin 2018. Rama paralajmëroi fillimin e reformës së ujit brenda javës.




“Do të bëjmë një takim gjatë kësaj jave për të lançuar projektin e reformës së ujit duke bërë një thirrje publike mirëkuptimi dhe duke dhënë një afat që ata të rregullojnë gjendjen e paligjshmërisë në raport me sistemin. Ne do ti japim kohë disa muaj atyre që vjedhin ujë duke vazhduar të vjedhin ujë që të rregullojnë gjendje e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë penalizimi për ata që mendojnë se ujit mund të vidhet.

Ne do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paligjshme të ujit.

Ne po përgatisim në bashkëpunim me MF, MIE, paketën e mbrojtjes sociale për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që të mos ndjejnë një barrë sa i takon tarifës s ëujit. Shqipëria sot harxhon 3 fshin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Pra mjafton që uji të shihet si mall, të kursehet kur vjen puna për derdhjet e panevojshme të tij, jo vetëm që ka për të gjithë por është i aksesueshëm nga pikëpamje financiare”,-deklaroi Rama ndër të tjera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.