POLITIKË

Rama e pret shkurt: Asnjë fond për Akademinë Sovjetike, paratë do t’iu jepen Universiteteve

10:12 - 30.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama ka thënë sot fjalën e fundit për Akademinë e Shkencave gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Më herët kryeministri para zhvillimit të zgjedhjeve në Akademi në mbledhjen e qeverisë mbajtur ditën e premten vendosi t’i heqë fondin institucionit.

Në fakt në projektbuxhetin e 2018, qeveria parashikoi një fond prej 110.5 milionë lekë, por hoqi dorë nga ky buxhet duke ia transferuar Ministrisë së Arsimit.

Kreu i qeverisë e krahasoi Akademinë me një “nëndetëse të kalbur që rri në rërë” dhe premtoi nuk do të shpenzohet më për rroga që merren kot, por se do të investohet për një bibliotekë shkencore ku mund të bëhen kërkime shkencore si dhe të mësohet gjuha angleze falas për të gjithë studentët.

“Qendra e studimeve albanologjike do vazhdojnë të mbështeten. Akademia sovjetike e shkencave duhet të hyjë në një proces reformë jo të diktuar nga shteti. Por paratë e shpenzuar kot për të tundur flamurin sovjetik, edhe 27 vite pas rënies së komunizmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në universitet. Mbas 27 vitesh do të ketë biblioteka shkencore në universitete duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollarë, regjistrimin e universiteteve në të gjithë rrjetin e botimeve për materialet shkencore të aksesueshëm nga çdo student, po ashtu edhe kurse anglishte falas në biblioteka për të mësuar gjuhën e huaj. Këto dy gjëra me të cilat financimi është i mundur duke  shpenzuar rroga të kota, e kalojmë fondin nga financimi i qëndrimit në këmbë kot të një akademie. Duhet të mbështesim këdo që bën kërkime shkencore, dhe jo një nëndetëse që kalbet në rërë,” tha Kryeministri.

Nga raporti i publikuar rezulton se në vitin 2016 ASH ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja dhe zero të ardhura nga projekte apo subvencione. Nga të cilët 94 milionë janë shpenzime korrekte, paga, dhe vetëm 2 milionë lekë të reja investime.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.