MILOSAO

Robert Elsie, gjermano-kanadezi që na mësoi se si shpluhurosen vlerat e përzëna (29.06.1950-02.10.2017)

10:16 - 30.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Besim Fusha

Kur u shkëputëm nga “trungu…” dhe morëm për zyra me qera shtëpinë e Speces… – në rr. “Budi” nr.3, ne të “Pionierit” – nja 7 a 8 veta – sikur u ndjemë më të lirë… Mbase, edhe ngaqë, puna krijuese kryhet në zotshe në vetmi… larg shefave dhe zhurmave… Gjetëm pra edhe mjedis të ri, veçanërisht kohëçlodhjeve: kafe ke Bulja apo Monda – dritë banaku… – vetshërbyes hileqar ne… për të zënë përballën… mbi tavolinat këmbëgjata, pa karrike… Apo… unë, edhe vetëm brenda xhamit të floktores, ku ulesha pa shokë dhe kqyrja lëvizjet e rrugës… nuset e reja pa fëmijë e me fëmijë për dore… apo studentet kushedinga, me libra në duar – si gocat turizëna nga celularët e sotme…
Tamam aty, mbase naivshëm… unë nuk e dija që kisha ra në “çarkun” e Seferit ngacamac. Seferi i qoshes matonë meje, pyeste vetëm për artin… letërsinë dhe poezinë. Sajohej edhe pa ditun… dhe unë, duke kujtuar se flisja para do dëgjuesve që s’dëgjonin ç’thoja… i mëshoja kot edhe me dashje, asisoj sa nuk habisja askend… veçse jo të vërtetën… Dhe, kështu eci goxha derisa, Tomorri (Demetja), më tha veçantë se isha në lojë… “Nuk dua ta dinë ata se ç’të thashë, por loja bëhet për të ngacmu Himën… Ene Hima ka libra të shkrume…”
– Hima?! ai, steka e thyme… që s’di të qisë qimen nga qulli!…
Sikur thashë pa dashun gjithçka të keqe për gjinofqarin… Por Tomorri s’u pajtua: tha për Himën se qe burrë i mençëm… veçse, si ish i burgosun, e pat mbërthye fryka ene heshtja…
***
Një të nesërme të vonë, aty përrotull vitit 2000, ia thashë këtë, krejt rastësisht, Robert Elsies. Ka qenë puqia e vetme, aty në kafenë piçiruke, në bodrumin e Bibliotekës Kombëtare. Bashkë me Xhevatin (B.) na ftoi Titi (B.) i bibliotekës në tavolinë, edhe ngaqë nuk kishte vende të lira. Aty rastisi të ulem brinjë Robertit. Dhe, shkurt, mbasi e sqarova se ç’më kishte ngjarë dikur me berberin Ibrahim Hasnaj (1912-1995), po shkurt i thash: …kam mbetun i mrekulluar si kurrë… kur gjeta një të vërtetë… I cytun nga libri yt i madh… pyeta për Himën gjynofqarë. Doli e vërtetë… që në sirtaret e Himës dhe Netes (Fitnetes), me mbiemrin Hasnaj, gjendeshin tri dorëshkrime të Himës… ose “Bardhyl Nizami-t”… ose “Cen Qytyku-t”… Qenë zverdhun dorëshkrimet… edhe nga terri i sirtarëve: “Unë dhe ndjesitë e mia” – 1939… “Rreze të zjarrta” – 1980… dhe “Lot skamnorësh” – 1940… Tani që nuk është Hima i shkretë… je Ti përgjegjëse për këto libra. Mbaj fort e mirë këto vlera!…
– Jo! Ka çun Hima… – më tha Netja shpirtbujare… – Do boj çmos ta gjej, ene ta flas ene me Çunin…
– Çun Hima…?!
– Po… alamet çuni! Ka qenë i martu Hima, me italjone. Kur Hima ra në burg, ene psoi telefin nja 10-15 vjet – veç se qe me shpirt fetari… – italonia, s’di si e gjeti marifetin, ene hiku. Mori çunin ene hiku… Kështu më tha Netja e mirë. Unë – sesi u ngërça… Nuk e pyeta ma tutje… Sidosesi, sa për dorëshkrimet…(?!)  Ate që dinte vetëm Hima… dhe Netja – dhe se dinin tanë shqiptarët dhe as unë… ja the mbarë botës – Ti… nga Kanadaja. Ngecem për të gjetun llafin e madh të përgëzimit… Do të mbetem përherë i mahnitun për gjetjet… – qoftë edhe preferenciale. Në veten time e kam quajtun enciklopedi adresive me vlera… – që ka ndrituar rrugët e qosheve drejt letërsisë shqiptare… Më duket një mençuri kjo që, edhe tanë burrat e shkencës këtu, munt t’i gjenin vlerat nën pluhurat e sirtarëve… por… Bravo Ty! Më duket madhështi pa çmim kjo puna jote… Ngjashëm po kështu, unë kam nanurisun ëndrra për të kundërtën… – se ç’vlera fshehin sirtaret e botës për Shqipërinë time…
***
Robert Elsies i thash atij çasti se do të doja me shpirt të çpluhurosen edhe sirtaret e botës… – ç’thotë bota për Shqipërinë dhe shqiptarët e mi… Nuk i thash për fotografinë. Thjesht ngase nuk m’u kujtua. Nuk thash edhe se jam fotograf… Që të mburresha sot duke u krekosun se idenë për të shkundun edhe pluhurin e kushedisa sirtarëve me fotografi… – ate që në të vërtetë e bëri R. Elsie… – ia cyta unë… Jo. Njeriu i punës i gjenë vetë rrugët drejt saj. Asoçasti pra, ai vetëm nënqeshi, tundi lehtë kokën dhe heshti… Siç nuk bëjnë ndryshe njerëzit e punës… Për t’ia vjelun ne të llafeve vlerën e mundit…


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Beso,
    po Rob ashtu ka bere, my friend…sikur s’te ka ndigju
    te ka falenderu ne menyren tende, si europiant qe jeni, te dy njiherazi…

    Se Marubin, kush tjeter mund ta nderonte tjeter, sic e ke kendu e rrfeye ti, ne te gjithe variantet, njeni ma i pervertetshem se tjotri…

    me kete shqipen e mesme te palebyrur prej politikave
    qe vene e vijne e librat e burgosun mbeten
    dhe fotografite e retushuara rikthehen ne origjinalen e tyne…

    se, akademite keshtu jane, ne kombe idesh te fshehuna e te parealizueme, kur memedhetarizmi eshte ndeshkim, si te kete akademi?

    Gertrudat mbeten si imazhe engjejsh qe vetem shpirtrash veshtrohen e s’ua heq fare te mbajne fjalime…

    Roberti Elsie, ndaj na la pa fryme, teksa clirohej prej frymes se mbrame: na kishte shkundur pluhurat, per tu bere vete pluhuri yne,
    qe s’dihet kush dhe kur do ta shpluhuros…

    te pacha Beso, se librat e tua jane antika,
    qe lexohen kudo si per;a
    edhe deri ne Kanadane, qe duket si e ftohte…prej largesise!

    Përgjigju ↓