BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Nano dhe Xhoi, mjaft me bazën tani në qendër. Topallit ia zgjedh veshjet e bija. Vajzat e presidentit Topi, disa hapa në Fashion

15:46 - 01.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sotpo ju sjellim: Nano dhe Xhoi, mjaft me bazën tani në qendër. Topallit ia zgjedh veshjet e bija. Vajzat e presidentit Topi, disa hapa në Fashion





Nano dhe Xhoi, mjaft me bazën tani në qendër
Pra tre ditësh cifti Nano është parë të kalonte disa momente pasdite në një nga lokalet më në zë, afër Presidencës në kryeqytet. Fillimisht të dy bashkë dhe më pas të shoqëruar edhe nga një miku i tyre Fatos dhe Xhoana Nano kanë pirë një kafe duke biseduar dhe sic duket, të dy kanë qenë shumë të interesuar në atë që flisnin. Më pas ata kanë dalë nga ambjentet e barit duke bërë një pjesë rruge në këmbë, pa ndalur bisedat mes tyre ndërkohë që pak më vonë zoti Nano i është drejtuar makinës duke e ngarë atë vetë me drejtimin nga qendra e qytetit.

Topallit ia zgjedh veshjet e bija
Të gjithë e kanë vënë re shumëllojshmërinë e veshjeve të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli. Kostume të prera për merak, të kombinuara më së miri ku dihet se një person i veçantë merret enkas me këtë punë. Por veshjet jashtë zyrës dhe takimeve të përditshme politike janë tjetër gjë, dhe këto të fundit zonja Topalli ia ka besuar vajzës së saj. E bija e cila ndodhet me studime në Francë e këshillon se çfarë të veshë në një pasdite larg punës, në ambjente më intime familjare. Kujdeset për cdo gjë, në mënyrë që kombinimi i veshjes ‘ndryshe’ të nënës së saj, të ngjajë sa më mirë.


Vajzat e presidentit Topi, disa hapa në Fashion
Edhe pse në dukje jo shumë të dhëna pas modës, dy vajzat e presidentit Topi, Nada dhe Etida, kanë ndjekur dy mbrëmje më parë spektaklin e modës të organizuar tek Piramida. Nuk iu ka shpëtuar asnjë cast pa ndjekur të shoqëruara edhe nga nëna e tyre. Nga sa është parë, ato janë disi të rezervuara në evenimentet dhe spektaklet e ndryshme që organizohen në kryeqytet e më gjërë, por kur është fjala për tendenca të fundit në Fashion, kanë vendosur të jenë të pranishme. Dy motrat me një diferencë jo të madhe në me njëra-tjetrën duket se kanë shije jo të njëjta. Nada preferon me tepër stilin klasik, ndërsa Etida, duke qenë se është dhe më e vogla, atë sportiv.
Ky shkrim u botua më 3 nëntor 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.