FOTO - GALERI

FOTO / Elbasan, takimi Ndërkombëtar i Turizmit Malor dhe Kulturor

11:10 - 04.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir POPJA

Në Elbasan është mbajtur sot takimi Ndërkombëtar i Turizmit Malor dhe Kulturor per Egnatian, si nyje te rëndësishme për shkëmbimin e tregtisë dhe kulturave në mes popujve në lashtësi, por edhe në ditët tona. Në këtë takim mori pjesë edhe ministri Blend Klosi.

Ministri Blend Klosi  gjatë aktivitetit ka bërë thirrje që të bëhet gjithçka për të nxitur dhe zhvilluar sektorin e Turizmit.

“Kemi bëre përparime por situata lë ende shumë për të dëshiruar. Kemi monumente te shumta të trashëgimise kulturore e historike dhe destinacioni turistike por mirëmbajtja dhe promovimi nuk është aty ku duhet. Ka ardhur koha që të ketë projekte e guida të detajuara turistike. Është e pafalshme që stacione të rëndësishme të rrugës Egnatia dhe jo vetëm janë lënë në gjendje të mrerueshme. Të gjithë së bashku, Qeveri-Pushtet Vendor-Shoqatat e Turizmit dhe qytetarët duhet të bëjme maksimumin për zhvillimin e turizmit të gjithfarëllojshëm. Të mos mbetemi vetëm te bregdeti por ti japin hov zhvillimit të turizmit malor , kulturor , turizmit te aventures.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.