KULTURË

Ismail Kadare: Komunizmi u mund nga mizoria e tij

10:57 - 05.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Silvana Palazzo*

“Për Marksin nuk duhej të kishte mëshirë”, Ismail Kadare, poeti dhe shkrimtari shqiptar, në lidhje me fundin e komunizmit ka thënë se: “Është mundur nga mizoritë e veta. Për Marksin nuk duhej të kishte mëshirë, as për fituesit”.

Revolucioni humbi prej tejkalimit të mizorisë: në luftën e klasave të pandarë nga koncepti marksist nuk kishte mëshirë. E ka shpjeguar Ismail Kadare, i cili foli për Revolucionin e Tetorit, fazë vendimtare e revolucionit rus që shënoi rënien e ruse dhe krijimin e Republikës Sovjetike. “Marks e bazon doktrinën e tij ekonomike dhe sociale në idenë se nuk duhet të ketë keqardhje për të mundurit”-tha shkrimtari shqiptar, duke shtuar se “Komunizmi u rrëzua për shkak se njerëzimi nuk mundi ta pranojë gjithë këtë mizori”. Vetë Kadareja besonte në komunizëm, derisa gjeti ‘trazimin shpirtëror’. Në Evropë tani po ngrihen pikëpyetje nëse ka qenë parakohshëm zgjerimi- me ato vende të Evropës Lindore që sot kanë qeveri autoritare, ndoshta për shkak se ato nuk janë ende gati për demokracinë liberale, por Shqipëria duhet të shkojë në këtë drejtim për Ismail Kadarenë. “Trendi është atje, njerëzit shprehimisht duan Evropën. Kjo rrugë mund të pengohet vetëm nga trashëgimia jonë kulturore. Por, le të vazhdojmë përpara”,- tha shkrimtari shqiptar në intervistën e botuar në “La Stampa”.

RIZGJIMI ISLAMIK DHE ANTISEMITIZMI SHQIPTAR

Një nga pasojat e rënies së diktaturës së madhe komuniste në Shqipëri është ringjallja fetare, veçanërisht ajo e islamit- për Ismail Kadarenë, shpjegimi duhet të kërkohet nga ateizmi shtetëror i imponuar nga regjimi. Megjithatë, ai nuk beson se trazirat në Ballkan janë të rrezikshme: “Në Shqipëri, komunizmi nuk hodhi vërtetë rrënjë, ai u prit ftohtë për shkak se morali tradicional ishte ndryshe, nuk ka qenë kurrë mënyrë e të qenit”. Familja tradicionale në Shqipëri ka pasur gjithmonë një rëndësi më të madhe se kolektivizmi. Ky vend, ndër të tjera, është një përjashtim në marrëdhëniet me hebrenjtë, sepse i ka kursyer dëbimet. Anti-semitizmi ka qenë gjithmonë larg: “Shqipëria kishte një reputacion të keq në botë, por të paktën nuk ishim antisemitë. Të qenit me hebrenjtë për ne është një gjë e njohur”,-shpjegoi Ismail Kadare në një intervistë me La Stampa. Madje, as një mbret reaksionar, si Zogu nuk ishte antisemit, po kështu edhe Hoxha, i cili kishte zemër guri”.

DËSHIRA E SHQIPËRISË PËR TË HYRË NË EUROPË

Ismail Kadare është i bindur se populli shqiptar është më europiani midis popujve të Ballkanit, për këtë, beson se Europa duhet ta mbështesë këtë komb për emancipimin e Gadishullit Ballkanik. Dëshira e Shqipërisë për t’u bashkuar me Europën pikërisht në një kohë kur Bashkimi Europian duket të jetë në krizë, ngjan pothuajse paradoksale, por për shkrimtarin, “një krizë kontinentale është ndryshe nga kriza e vendeve të vogla”. Problemi megjithatë është se prozelitizmi i ekstremizmit islamik mund të ketë ndikim te të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë, por për Ismail Kadarenë do të jetë nj “ndikim i kufizuar dhe për një periudhë të kufizuar kohore”. Vetëm një valë kalimi për një akumulim keqkuptimesh: “Disa e afrojnë shpjegimin me problemet sociale, por unë nuk besoj te kjo, sepse shkaqet sociale zmadhohen, kur nuk doni të shihni të vërtetën”, – tha ai në një intervistë së fundmi për “La Republica”.

* “Ilsussidiario.net”


Shfaq Komentet (12)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kadare-shkrimtar i mash shqiptar.Dhe kaq.Fare pa vlere jane perfundimet e tij kur merr e analizon fenomenet sociale te shoqerise ne shqiperine post komuniste dhe me gjere ne rejonin e Ballkanit.Feja keshtu e islamizmi ashtu,jemi kerthiza e Europes dhe te “paret”ne rajon.Pupulli shqiptar “nuk krijoi rrenje te ideollogjise komuniste”etj , etj.Me ke e e krahason ,me ish Jugosllavine e Titos, me Bullgarine,Rumanine.”Jo”: e forte.Ju se bashku me pjesen me te prepambetur fshatare e Deshet dhe e Shfrytzuat ate sistem.E qate me te vertete Enverin (Ju hiket mbasi hiku Enveri).Ata dhe sot votojne Enveriiin.Pa cka se visheni me “Versace” e ipni intervista ne Perendimin Kapitalist ne thelb Ju jeni “kllonim” komunist e me keq akoma Enverista.

    Përgjigju ↓
  2. Kush je ti mor Kasem, qe thua: Ju se bashku me pjesen me te prapambetur e Deshet dhe e Shfrytezuar ate sistem? Ne c’pjese beni ju qe perjashtoni veten. Nxire emrin te te vleresojme, mos u fsheh si struci e mos derdh helem. Kadare ishte me I dashuri ne letersine e asaj kohe dhe me moderni.

    Përgjigju ↓
  3. Mire e ka Kasemi.Per Ismailin mendoj se para se te flase duhet te lexoje dhe po e pat lexuar duhet ta kuptoje, se doktrina ekonomike e Marksit bazohet ne mbivleren, ndersa doktrina sociale bazohet ne pronen private. Edhe here te tjera Ismaili e ka pergojuar Marksin, por Marksi ka bere studimet e veta ne nje tjeter periudhe te zhvillimit ekonomik dhe social te njerezimit. Ai nuk ka detyruar njeri qe t’i shkoje pas. Gjynah qe Ismaili lindi dhe po jeton kaqe vone; po te kishte jetuar ne ate kohe do na kishte shpetuar nga marksizmi. Megjithkete gjene nuk do e fitonte çmimin Nobel, sepse nuk ishte akredituar akoma. I vajti jeta duke pare “Nobelin ne horizont”, sa me shume i afrohet, aqe me shume çmimi largohet.

    Përgjigju ↓
  4. O Virua kush je ti qe kerkon te dish kush jam une?Te paska djegur miza nen kesule.Po merre me shtruar more derebardhe une po jepja nje mendim per Kadarene e jo per tyne.Qetesohu dhe perpiqu te sjellesh argumenta.Po flasim per Polidhike e jo per romanet e fameshme te Kadharese.Ne don te me vleresosh mua nga emri e ke gabim….Dale se harrova si e kishit emrin JU?…ha ha ha

    Përgjigju ↓
  5. Në asnjë vend të botës, aq më pak në Shqipëri, nuk kemi patur as socializëm, se komunoizëm jo që jo. Ajo që pushtetmbajtësit quanin socializëm, jo vetëm që s’ishte socijalizëm, por ishte edhe antisocializëm. Në vendet e ashtuquajtura socialiste udhëheqja e partisë kishte uzurpuat pushtetin popullor dhe diktaturën e proletariatit e kishte kthyer në diktatur personale të udhëheqësit të partisë dhe të klikës së tij në krye të partisë e të pushtetit, që dhe vetë Enver Hoxha e pranoi se s’ishte komuniste, por një bandë e zezë, kriminale dhe e urryer nga i gjithë populli. Pra dështoi diktatura social-fashiste e udhëheqësit të partisë, e jo komunizmi, që ka ekzistuar dhe ekziston që kur është krijuar familja, ku të gjithë pjestarët e saj jetojnë në komunizëm, se të gjithë punojnë sipas mundësive që kanë dhe marrin nga të ardhurat e saja sipas nevojave të tyre. Thashë se ka dështuar social-fashizmi! Jo, jo, akoma nuk ka dështuar! Ai është në pushtet, por – si deri dje me parulla socialiste – tani me parulla të njëfarë “demokracie”, gjoja perendimore, por që në realitet nuk është as perendimore dhe as lindore, as e borgjezisë dhe as e klasës punëtore, gjë që do të sjellë qërimin e hesapeve me revolucion.

    Përgjigju ↓
  6. Miredita z. Resuli. Artilkulli eshte shkruar per Ismailin dhe jo per socializmin. Ke ndonje koment per ate qe ka shprehur Kadare per socialismin? Persa i takon ligjerates tuaj per socialismin te falenderoj dhe te rekomandoj me modesti, te studiosh veprat e doktorllekut te Prof. Fatos Tarifa dhe mentorit te tij, babagjyshit te filosofise shqiptare prof. Alfred Uçi.
    Qofsh shendoshe z. Resuli

    Përgjigju ↓
  7. Kadareja la qene dikur nje lepur qe lepinte che hante karoten e xhaxhit,
    Tani eshte nje dajrexhi qe do ti degjohet fjala Edge pose flet gjepura.
    PS. Antonio i ke rene kokes…

    Përgjigju ↓
  8. Kadareja la qene dikur nje lepur qe lepinte che hante karoten e xhaxhit,
    Tani eshte nje dajrexhi qe do ti degjohet fjala Edhe pse flet gjepura.
    PS. Antonio i ke rene kokes…

    Përgjigju ↓
  9. Z. Salvatores, komenti im ka të bëjë me Kadarenë, që pretendon se “u mund komunizmi”. Si ka mundësi të mundet diçka që nuk ekziston?!
    Prof. Fatos Tarifën nuk e njoh dhe për veprat e tija nuk kam nevojë, se historinë e Shqipërisë, të periudhës së Enver Hoxhës, e kam të shkruar e të gëdhendur në korrizin tim e të familjes sime, të fëmijve të mi,
    Përsa i përket Profesor Uçit tek ai kam dhënë provimin e Logjikës si student i Universitetit të Tiranës. Kam patur dhe kam respekt për të. Mendoj që i takon grupit zyrtar të atyre që janë ngarkuar me rishikimin e historisë së popullit shqiptar.
    Shëndet e të mira, z. Salvatores !
    Akademiku,
    Prof. Dr. Kapllan RESULI

    Përgjigju ↓
  10. Miredita z. Resuli ! E ndjej vehten te nderuar qe nje personalitet shkencor lexon dhe pranon te me pergjigjet. Ju permenda prof. Tarifen sepse ne Gazeta SOT, gjate muajit shtator jane botuar teza te nje fare studimi te bere prej tij, per “legjimitetin e reximit te sistemit socialist”?! Se pari te me falni per injorancen por termi”legjimitet” per mua eshte i pakuptushem dhe per autorin i pashpiegushem; se dyti ne kete fare studimi ka vetem nji grumbull me citate te perkthyera dhe asnje interpretim personal te autorit. Ndersa prof. Uçi ben nje reçence te ketij shkrimi, duke e cilesuar si riferim per ata qe duan te marrin vesh pse ra sistemi socialist.
    Persa i perket Prof. Uçi, edhe une e kam patur prof. filosofie, me ka shpieguar Materialismin Dialektik, dhe pershtypja e 150 studenteve te fakultetit te inxhenjerise, qe ndiqnin leksionet e tij, ishte jo e mire.
    Por le t’i veme pike diskutimeve (per mua jane vetem sqarime qe prej respektit qe kam per ju, e ndjeva per detyre t’ ju shkruaja) per “mustaqet e çelos”.
    Sot kjo gazete na njofton per ndarjen nga jeta te Z. Kasem Trebeshina. Pres te lexoj vleresimin tuaj, per vepren e tij letrare.

    Përgjigju ↓
  11. Zotri Salvatores, edhe një herë po jua përsëris se jo vetëm në Shqipëri, por anë e kënd botës Lindore nuk kemi patur as komunizëm dhe as socializëm, por social-fashizëm, apo stalinizëm.
    Për sa i përket Kasem Trebeshinës, ndiesë pastë, ashtu siç nuk kam pritur që të vdiste Enver Hoxha e të bëhesha hero duke e demaskuar (Pra, e kam demaskuar sy në sy, bile edhe i farkuar në hekura e beton të burgut më monstruoz që njeh historia e njerëzimit – Burreli !),edhe Kasemin nuk kam pritur që të vdiste për ta vlerësuar e nderuar. Shihni veprën time E VËRTETA NDRIT SI DIELLI, Ulqin 2014, faqet 112-134, pra 22 faqe të librit tim të botuar privatisht, që i janë përkushtuar vetëm Atij, jetës dhe veprës së tij. Ky libër i ka tërbuar enveristët deri në atë shkallë, sa që falsifikuan edhe njëfarë artikulli, që gjoja unë ia paskam dërguar për botim asgjë mangut por ZËRIT TË POPULLIT, kundër Faslli Halitit e Is. Kadaresë, por ja që ata jo vetëm që nuk ma paskan botuar, por edhe e paskan humbur. Mirpo na qenka ruajtur FOTOKOPJA e bërë me 1973 (!), kur aparat fotokopjoz në Shqipëri nuk kishte as Enver Hoxha !!!
    Në vend që thumboni majtas e djathtas, bëni mir që të merrni në analizë librin me falsifikate KADARE I DENONCUAR të Dashnor Kaloçit dhe t’i çirrni maskën neoenveristëve, që po duan të na e rehabilitojnë Kadarenë përmes akuzave sikur gjoja, nuk na e paska persekutuar Enver Hoxha (Me që edhe ai duhet rehabilituar !), por e paskëm persekutuar neve, të burgosurit, bile edhe nga burgu.
    Vlerësimi im për Kasemin është i dokumentuar edhe me faktet se nga Zvicra kam shkuar në Tiranë dhe e kam vizituar sa e sa herë në banesë, sa që na u bë xheloz edhe Mehmet Myftiu dhe u ankua se Kasemi ia ka rrëmbyer mikun Kapllan Resuli.
    Sa për dijeni, Ky Kapllan i ka vizituar pa leje qeveritare jo vetëm të internuarit në Shqipëri, por edhe të burgosusurit, duke protestuar jo vetëm me gojë por edhe me shkrim, përmes mediave, kundër internimeve dhe burgosjes së njerëzve të pafajshëm, gjë që nën terrorin e Sigurimit as që i ka shkuar mendja trimave shqiptarë për ta bërë, se jo më edhe që ta kenë bërë.
    Studjojeni pak të vërtetën e këtij Kapllani, o z. Salvatores, që të mos kompromitoheni si njeri që shkruani për njerëz e gjëra që s’i njihni.

    Përgjigju ↓
  12. Komunizmin e mundi mizorija e tij por , komunistet ose paseardhesit e mendesise shkatrreimtare komuniste ( si ne keshtjellen Graks te autorit Kadare ) mbeten ne kembe dhe tani e tri dekada , duke e mbajtur me shpresa e deklarata te rreme , po i japin shans POPULLIT te vete ta shijoje ne forma dhe kohra te ndryshme , edhe njiher eren kundermuse dhe shkatrruese te komunizmit sot ( ne Shqiperi e Kosove )

    Përgjigju ↓