LIFE STYLE

Ja sëmundjet që kurohen nga shega

09:59 - 06.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E renditur në 10-shen më të mirë të frutave, shega evidentohet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, në sajë të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve si polifenolet. Këto të fundit janë mikronutrientë të rëndësishëm, që duhet të jenë pjesë e pandarë e dietës sonë ushqimore në të mirë të trupit dhe mendjes sonë. Në një studim realizuar në universitetin “Queen Margaret”, Edinburg, Skoci, një grupi vullnetarësh iu dha nga një shegë për të konsumuar në ditë për 3 javë rresht. Pas 3 javësh iu dha nga një gotë lëng shege në ditë. U konstatua që ndjenja e tyre e urisë kishte ardhur duke u zbehur. Kështu që me të drejtë u ngrit hipoteza që polifenolet e shegës veprojnë si reduktues të urisë dhe si rezultat të krijojnë ndjesinë e ngopjes në stomak, duke evituar kështu ngrëniet e tepërta që çojnë në obezitet. Siç dihet, tashmë sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë shkakun numër një të vdekjeve në mbarë botën. Origjina e kësaj sëmundjeje lidhet me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak. Kështu, konsumi i shegës dhe lëngut të saj redukton në 4 javë nivelin e triglicerideve të larta në gjak si dhe rrit nivelin e kolesterolit HDL, i njohur ndryshe nga njerëzit si “kolesteroli i mirë”. Antioksidantët japin ndikimin e tyre në parandalimin e procesit të rritjes së qelizave kanceroze në disa lloje të kancerit të gjirit. Shega njihet për vetitë e saj antiinflamatore. Ajo bën të mundur uljen e intensiteti të proceseve inflamatore në sëmundjet reumatizmale, duke zbehur simptomat e tyre tepër të dhimbshme. Konsumimi i frutës apo lëngut të saj të ndihmon në uljen e dhimbjes, edemave të artikulacioneve. Shega bën pjesë në shportën e ushqimeve të shëndetshme, që duhen të konsumoni gjatë jetës suaj, në mënyrë që të qëndroni sa më në formë dhe të rinj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.