POLITIKË

Iu refuzua viza për në SHBA, reagon Vangjush Dako: Thjesht ka procedura teknike

15:04 - 07.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar në lidhje me akuzat se Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën për të vizituar këtë shtet.

Në një prononcim për gazetën “Bulevard”, Dako është shprehur se ‘kjo është marrëzia e radhës’. Ai është shprehur se nuk ka pasur aplikim për në SHBA, por për një vizitë nga njerëzit e tij, të cilët për probleme teknike kanë kërkuar edhe praninë e tij.

‘E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak.

Thjesht e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla”, – ka thënë Dako.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.