POLITIKË

Integrimi në BE/ Deputetja e LSI: Një lajm të mirë do ta marrim atëherë kur…

18:40 - 09.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, deputetja e LSI, Klajda Gjosha, foli për vizitën e Komisionerit Johannes Hahn në Shqipëri si dhe për problematikat e integrimit të vendit në BE.

Ish-ministrja e Integrimit, tha se komisioneri Hahn erdhi në Tiranë për të vënë pikat mbi “i” dhe se duhet të shohin më mirë çështjet e brendshme të vendit se sa vetëm stabilitetin në rajon.

“Ka një problem. Hahn ka rikthyer vëmendjen tek detyrat e shtëpisë së Shqipërisë për këtë proces. Ka pasur një mungesë të madhe të komisionit europian në vendin tonë së fundmi. Sot, komisioni europian diskutojnë më shumë për stabilitetin e rajonit se sa për procesin e integrimit. Për vende si Shqipëria, stabilitet për ne është një qeverisje, funksionimi i institucioneve, vota e lirë, që edhe kjo ka munguar, 25 qershori e tregoi. Çështjet korruptive dhe të drogës të hyra në sistemin tonë, ky është stabilitet për ne, funksionimi i shtetit. Jo përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët. Komisioni Europian duhet ta kuptojë më mirë kulturën shqiptare,” tha Gjosha.

Gjosha tha se një lajm të mirë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE do ta marrim atëherë kur të kuptojmë se lidhjet e politikës me krimin duhet të marrin fund.

“Aq sa të kuptojmë se krimi dhe lidhjet e politikës me krimin duhet të marrin fund. Lidhjet e krimit me politikën kanë dalë sot në pah. Qytetarët duhet të kthjenë besimin te qeveria. Duhet të marrë fund korrupsioni. Komisioni Europian nuk po e sheh mirë këtë sot. Tani, o vendi do të ndahet përfundimisht nga krimi, ose KE duhet të marrë masat më pas,” u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.