BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Zajmina ndryshon look, lamtumirë bionde. Albanin nuk e tërheq pija energjike. Greta me ‘shofer’ privat

16:00 - 11.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zajmina ndryshon look, lamtumirë bionde. Albanin nuk e tërheq pija energjike. Greta me ‘shofer’ privat





Zajmina ndryshon look, lamtumirë bionde
Teksa e kemi pyetur disa kohë më parë në një intervistë në “Bluetooth” nëse i kishte shkuar ndonjëherë në mend të ndryshonte look, Zajmina u shpreh se e kishte menduar, por tek biondja gjente rehati dhe ndihej më sensuale. Por në fakt i ka ndryshuar mendja, sepse bukuroshja jo vetëm që i është larguar ngjyrës së verdhë të flokëve, por i ka shndërruar ato krejtësisht në ngjyrë të kuqe. Një e kuqe e theksuar, që të thuash të vërtetën i shkon mjaft dhe Zajminës duket se i pëlqen vetja kështu. Siç e shihni edhe në këto foto, ku Zajmina pozon ekskluzivisht për “Bluetooth”, ajo shfaqet e veshur me një palë rroba-banje ekstravagante, ndërsa nuk lë pas dore edhe grimin, që pjesën më të madhe të rasteve i pëlqen ta bëjë vetë. Pra, është koha që tashmë këngëtaren ta shohim në shfaqjes e saj të radhës në ekran me flokë të ndryshuar. Ndoshta ndonjë tjetër këngë ose ndonjë tjetër klip, që do ta sjellë atë pranë fansave dhe pranë gjithë shikuesve. Edhe pse ka tjetërsuar ngjyrën, Zajmina nuk ka ndryshuar formën e prerjes së flokëve. I ka qëndruar sërish besnike ‘ekstenshenave’, duke ruajtur të njëjtën gjatësi dhe të njëjtin stilim.


Albanin nuk e tërheq pija energjike
Ka qenë i ftuar në një emision, mesin e javës së kaluar ditën e enjte dhe është ndjerë mjaft komod në të. E teksa qëndronte i akomoduar në vendin që i ishte rezervuar Alban Skënderajt i ofrohet një pije energjike të cilën nëse dëshironte mund ta shijonte. Ka ndërruar disa herë mendjen nëse donte ta provonte apo jo dhe ka qenë në dilemë për ta bërë këtë veprim. Ka parë fillimisht çfarë shkruhej në të, madje ka arritur deri aty sa ka ndjerë edhe aromën që mund të kishte. Dhe nga kjo foto duket qartë që nuk i ka pëlqyer edhe pse provës për ta shijuar iu nënshtrua më së miri. E pra siç duket, këngëtarin Alban Skënderaj nuk e tërheqin pijet energjitike por nga informacionet që kemi ai është i tërhequr nga vera e kuqe, kur kjo e fundit është e një cilësie të mirë.


Greta me ‘shofer’ privat
Tashmë dihet nga të gjithë që këngëtarja e re në moshë Greta Koçi është në qendër të vëmendjes. Ajo nuk braktiset në asnjë moment nga prindërit e saj të cilët e shoqërojnë atë kudo, qoftë e ëma, qoftë i ati. Në makinën e tyre tip fuoristradë, Greta rri gjithmonë pasagjere nga pas, makina është tërësisht në xhama të zinj, ndërsa tek vendi i drejtuesit të automjetit është i ati i cili në çdo orar të ditës është në dispozicion të saj. Kohët e fundit ka qenë jashtëzakonisht e zënë me koncerte nëpërmjet turneut madhështor që ka organizuar në të gjithë Shqipërinë por edhe jashtë saj ndërsa ka pak ditë që është disi më e lirë dhe po i përkushtohet më shumë familjes dhe motrës së saj të vogël. Në të gjitha vendet e relaksit që shkon, Greta shoqërohet nga prindërit. Vemendje dhe përkushtim në maksimum, njësoj si një princeshë në moshën 17 vjeçare.
Ky shkrim u botua më   31 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.