BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Alibali: Një gotë verë dhe larg fjalëve.Ku e ka mendjen Blushi? Malaj do të zërë vendin e Godos. Maks Velo bën gëzuar

16:00 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Një gotë verë dhe larg fjalëve.Ku e ka mendjen Blushi? Malaj do të zërë vendin e Godos. Maks Velo bën gëzuar





Alibali: Një gotë verë dhe larg fjalëve
Neritan Alibali zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës përveç urtësisë dhe qetësisë që e karakterizon ka edhe një tjetër cilësi, atë të degustimit të verës. Alibali nuk e pin verën asjëherë për të shuar etjen siç përdoret rëndom birra. Për të çdo gllënjkë e hedhur në gojë eshtë një grusht nektari që duhet shijuar me shumë qetësi. E, para një gote vere Neritani nuk vë asgjë, as edhe monologjet e kolegëve të tij të bëra tashmë monotone. Ai e shijon atë në qetësi, dhe mendja pale ku është diku gjetkë. Ndoshta ky është një moment relaksi për të, duke harruar për disa momente angazhimet e ditës që për hir të së vërtetës nuk janë të pakta.


Ku e ka mendjen Blushi?
Ben Blushi që pas botimit të librit të tij “Të jetosh në Ishull” ka vënë në zbatim një fjalë të urtë popullore “Kalliri plot e mban kokën poshtë”. Kohët e fundit është vënë re që Blushi del gjithnjë e më i menduar nga seancat plenare, dhe disa nga kolegët e tij shprehen se shumë shpejt ai do të nxjerrë një tjetër libër me titullin “Si të arratisesh nga ishulli”. Ja tek shihet edhe në këto momente i fokusuar nga paparaci ynë duke kaluar një një prej segmenteve rrugore pranë parlamentit, teksa i afrohet makinës së tij. Një ecje me hap të ngadaltë, duke mbajtur celularin në dorë që në fakt prej disa minutash nuk i binte zilja, ndryshe nga momentet e tjera që pjesën mnë të madhe të rasteve e sheh duke folur në tëlefon.


Malaj do të zërë vendin e Godos
Arben Malaj gjithnjë ka preferuar që të marrë këshilla nga më të vjetrit, e nuk kanë qenë të rralla rastet kur ai këshillat i ka kërkuar edhe të urtit Sabri Godo. E nisur nga të tilla koefidenca, Malaj nuk skuqet që t’i kërkojnë edhe ndonjë nder më të madh Godos, siç ishte kërkesa për të ndërruar vendin. “Si thua që ta ndërrojmë vendin e të shohësh se bjondja që ke në krah do të kthehet”, duket se ka thënë Malaj, por se ka lënë pas edhe Godo, që duket se i ka thënë: “Rri aty Beni se ka radhë puna, duhet të mësohesh të vish shpejt në takimet për të zgjedhur vendin…


Maks Velo bën gëzuar
Kohët e fundit artisti i mirënjohur Maks Velo ka rënë pre shpesh e paparacit tonë. Paraditeve ai qëndron gjithmonë jashtë, me miqtë e tij nëpër baret serioze të kryeqytetit, duke kaluar disa minuta të këndëshme me ta. Dhe ja ku është kapur edhe këto momente teksa ishte duke pushuar në ambientet e jashtme të kompleksit Taiëan në Tiranë. Për të mposhtur disi vapën e padurueshme Maksi ka preferuar të pijë një gotë birrë, madje ajo nuk ka qenë e vogël. “Një birrë të madhe të lutem”- i është drejtuar ai kamarierit i cili ia ka shërbyer menjëherë shoqëruar me disa patatina. Dhe pas një “Gëzuar” dhe trokitje gotash me miqtë që e shoqëronin, Maks Velo është larguar nga bari drejt shtëpisë.
Ky shkrim u botua më   31 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.