BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Parashqevi Simaku, nga Hollywood-i në kafenetë e New Jork-ut. Aurela ikën sërish

16:00 - 15.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Parashqevi Simaku, nga Hollywood-i në kafenetë e New Jork-ut. Aurela ikën sërish.





Parashqevi Simaku, nga Hollywood-i në kafenetë e New Jork-ut
Iku me ëndrrën për të shkuar në Hollywood, por ka përfunduar si këngëtare kafenesh. Kanë perënduar tashmë kohët e lavdishme të këngëtares së madhe të viteve ’80-’90 në Shqipëri, Parashqevi Simaku. E vendosur prej gati 15 vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo vendosi të bëhej një yll i muzikës atje dhe të fitonte të njëjtën famë si në Shqipëri. Madje për këtë bëri gjithçka që të shkonte edhe në Hollywood. Por kjo ishte një gjë tërësisht e pamundur. Sepse duke jetuar në Hollywood nuk do të thotë domosdoshmërisht se punon atje. Simaku, e vetëquajtur Vivian në USA në fakt e besonte si një vogëlushe që do të bëhej yll Hollywood-i. Në të vërtetë e vetmja gjë që duket se ka arritur Simaku në vendin përtej Atlantikut është martesa e saj me një muzikant dhe fakti që është bërë nënë me një djalë rreth pesë vjeç. Në lidhje me karrierën edhe pse ajo ka bërë ndonjë CD për shqiptarët, mund të thuhet se është një dështim. Dhe jo vetëm kaq por ajo gëzon një popullaritet aspak të mirë tek shqiptarët që jetojnë atje. Kjo për arsyen se mënyra që ka zgjedhur ajo për t’u amerikanizuar duke “harruar” komunikimin shqip, është një gjë që i zhgënjehu qysh në fillimet e saj shqiptarët atje. Pas largimit nga Hollywood-i pas kurrfarë suksesi ajo është kthyer të jetojë në New Jork. Ofertat për të nuk janë më ato të fillimeve të saj në Amerikë, aq sa ajo është detyruar të punojë edhe nëpër kafene të vogla me një audiencë minimalisht të vogël.


Aurela ikën sërish
Kanë mbaruar ditët e pushimit për Aurela Gaçen në Tiranë. Është nisur sot në orët e para të mëngjesit drejt Amerikës, vendit ku jeton prej afro gjashtë vjetësh për të vazhduar projektet dhe punët e saj atje. Ndryshe nga herët e tjera të kthimeve në Shqipëri, ku ajo është shfaqur në koncerte dhe aktivitet, këtë herë ajo ka qenë disi më e tërhequr. Për faktin se këtë herë ishte tërësisht për pushime. Pasi këtë herë vizita ka qenë krejt familjare. Ka shkuar disa ditë në qytetin e saj Vlorën, ku ka shijuar detin dhe është çmallur me të kaluarën e saj. Gjë që e  ka frymëzuar edhe për ndonjë projekt për të ardhmen. E vetmja herë që ajo u pa në shtyp gjatë këtij muaji ka qenë dasma e mikeshës së saj Jonida Maliqi. Ajo është nisur ndërkohë që ka premtuar se do të rikthehet së shpejti me të reja në fushën e muzikës.
Ky shkrim është botuar më 24 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.