BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Çmenduritë e Hueydës, “më ka marrë malli të bëj ndonjë çmenduri në emër të dashurisë”

16:00 - 16.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Çmenduritë e Hueydës / “Më ka marrë malli të bëj ndonjë çmenduri në emër të dashurisë”




Eshtë pasionante, antikonformiste, e përkëdhelur, rebele, dhe që shpesh forcën e gjen tek brishtësia. Kështu e përkufizon veten e saj artistja Hueyda El Saied, e cila ka ndërprerë për pak çaste provimet e saj për të ndarë me ne disa nga çmenduritë e saj. A janë shumë? Fatkeqësisht po.
Jeni njeri që i pëlqeni aventurat?
Varet çfarë ju nën kuptoni me aventura, se pershembull aventurat e dashurisë nuk më kanë pëlqyer kurrë.
Cila është aventura më e madhe që keni bërë?
Mendoj se vetë jeta ime është një aventurë, si ato të Piter Panit.
Si do ta përkufizonit një çmenduri?
Si aktin më “të drejtë” që një njeri i apasionuar mund të bëj. Dhe pse me vonë mund ta kem pyetur veten “Kam qenë unë ajo që e kam bërë një gjë te tillë?”, por s’kam pasur asnjë ndjenjë pendimi.
A keni bërë shumë të tilla?
Aq sa për të thënë “Kur të bëhem gjyshe, do të kem ç’t’i tregoj nipërve dhe mbesave”. (qesh)
Po për dashurinë do të bëje një çmenduri? Dhe cila do të ishte ajo që do të bënit?
Në të shumtën e rasteve çmenduritë e mia mbajnë vulën e dashurisë. Kur nuk jam e dashuruar i jam intervista «Gazetës shqiptare» (qesh). Pak ditë me parë i thash një mikeshës sime se më kishte marrë malli të bëja ndonjë çmenduri në emër të dashurisë.
Jeni njeri që sakrifikoni për dashurinë?
Më parë na kishin mbushur mendjen se duhej të sakrifikonim për atdheun, kështu që jam edukuar me shpirtin e sakrificës. Meqë për atdheun nuk sakrifikohet më, duhet patjetër të gjeja diçka tjetër, me pak fjalë kam zëvendësuar objektin. (qesh)
Lëshoni pe në një marrëdhënie, apo gjithmonë prisni që ta bëj tjetri këtë.
Varet nga situata. Megjithatë në një marrëdhënie është e rëndësishme të lëshosh pe kur duhet, por me moderim.


Si e përkufizoni veten?
Si një njeri me shumë shans, i cili më në fund di se çfarë dëshiron dhe i shkon për shtat, pasionante, antikonformiste, e përkëdhelur, rebele, dhe që shpesh forcën e gjen tek brishtësia.
Të pëlqejnë lartësitë?
Po ato shpirtërore.
Do të hidheshit me parashutë nga avioni, nëse do ta kërkonte rasti (larg qoftë)?
Nëse do të isha e sigurt se në tokën që do të bija do të gjeja parajsën pse jo. (qesh)
Je xheloze në dashuri?
Jo vetëm. (qesh)
Do të falnit nëse do të ndiheshit e tradhtuar?
Jo asnjëherë, unë fatkeqësisht në këto raste nuk di të fal.
Keni tradhtuar ndonjëherë?
Veten time s’e kam tradhtuar ende.
Ku fillon tradhtia për ju?
Atëherë kur tradhtoj, veten, parimet e mia apo njerëzit që respektoj.
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë?
Gjithçka që më kanë dhuruar dy burimet e ekzistencës sime, prindërit e mi.
Po më e sikletshmja?
Dhuratat nuk janë asnjëherë të sikletshme.
Çfarë shihni në fillim te një mashkull?
Duart.


Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti?
Atë që nuk duket.(qesh)
Do të pozonit topless për një reklamë, nëse oferta do të ishte e lartë?
Unë si natyrë kam gjithnjë ftohtë si dhe me pëlqejnë shumë veshjet e brendshme, kështu që do ta refuzoja (qesh).
Çfarë të pëlqen më shumë tek vetja?
Sensi i humorit tim.
Prej çfarë do të hiqnit dorë për dashurinë?
Nëse do të isha e bindur që kam gjetur dashurinë e vërtetë do të hiqja dorë dhe nga çokollatat me shije portokalli. (qesh)

Ky shkrim është botuar më 7 qershor 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.