BLUETOOTH

FOTO/ Modelja shqiptare rrezikoi jetën teksa xhironte në Liqenin e Bovillës, Erion Veliaj i bën dhuratë

09:26 - 16.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Blerta Leka do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe në datën 26 nëntor në Ëashington. Në një intervistë të dhënë para pak ditësh, tregoi se kishte rrezikuar jetën ndërkohë që xhironte në liqenin e Bovillës.




Pamjet duhet të xhiroheshin atje për të promovuar Shqipërinë, por edhe për të dhënë mesazhin e kapërcimit të vështirësive. Ajo ishte ngjitur në 620 metra lartësi për të regjistruar pamjet, të cilat përpos mesazhit do të jenë edhe reklamë e mirë për Liqenin e Bovillës.

Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj e ftoi në zyrën e tij dhe i dha si dhuratë simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit, shkruan PanoramaSport.

Blerta Leka, është një e ftuar e përhershme tek studio e “Proçesit Sportiv” dhe në të ardhmen, është një kandidate serioze për të zëvendësuar Marina Vjollcën, në rolin e prezantueses, përkrah Edi Manushit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.