BLUETOOTH

Çiljeta dhe Albani shfaqen në krahët e njëri-tjetrit. Të gjitha detajet e festës surprizë për 30-vjetorin e portierit

09:32 - 25.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pamela Aliaj

Do të duhej ditëlindja e 30-të e Alban Hoxhës, që ai dhe Çiljeta të shfaqeshin në një fotografi së bashku. Prej gati dy vjetësh dyshja e mirënjohur është përfolur për një lidhje mes tyre, duke u kapur shpesh nga paparacët në rrugët e kafenetë e Tiranës. Këngëtarja, por edhe portieri asnjëherë nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre, duke e bërë edhe më konfuz publikun për marrëdhënien që kanë. Por duket se tashmë nuk ka asnjë dyshim, Çiljeta dhe Albani po jetojnë një dashuri të zjarrtë. Mbrëmjen e djeshme portieri i Partizanit ka festuar përvjetorin e tij të 30 dhe natyrisht që e dashura e tij i ka organizuar një festë me miqtë dhe të afërmit. Mes shumë të ftuarve VIP, çifti nuk ka ngurruar të postojë edhe foto së bashku. Mes miqve të dyshes simpatike nuk munguan as gazetarë apo edhe personazhe të tjerë të njohur. Klodiana Shala, Eraldo Rexho, Ervin Kurti ishin vetëm disa nga të ftuarit e çiftit që ka vijuar festën deri në orët e para të mëngjesit. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, ka qenë një festë e organizuar me të gjitha detajet. Tollombaze, kapele festive si edhe torta nuk ka munguar në përvjetorin e portierit tonë, që këtë përvjetor e ka festuar me miqtë dhe të dashurën. Kujtojmë se marrëdhënia e tyre është përfolur shpesh në media, duke shkruar për bashkëjetesën apo edhe për ndarjen e tyre. Por, duket se Albani dhe Çiljeta vijojnë të jetojnë raportin e tyre plot dashuri dhe duket se tashmë nuk i fshihen më as syrit të publikut. Të dy janë prindër të dy fëmijëve të vegjël. Fernando është djali i Çilit nga historia e saj e mëparshme. Nga ana tjetër, edhe Albani është babai i vogëlushit Beko, nga martesa e tij me bashkëshorten e ndjerë, Dorina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.