BLUETOOTH

Presidenti Meta mbledh VIP-at në “Javën e Fëmijëve Jetimë”

09:30 - 25.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vizituan dje ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës. Në aktivitetin ku morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare “Hillary Klinton” dhe “100 Vjetori i Pavarësisë”, si edhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, artistët e njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj shprehën solidaritetin e tyre me fëmijët pa kujdes prindëror. Gjithashtu, ditën e enjte në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë”, që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, një grup artistësh të njohur vizituan ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës. Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami vlerësuan angazhimin e Presidentit Meta për organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror. Në aktivitetin ku morën pjesë edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, artistët e njohur Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehën solidaritet me fëmijët pa kujdes prindëror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.